Nuk mori pjesë në "Kënga Magjike", Elhaida Dani shpjegon arsyen

Mediale Vip

Nuk mori pjesë në "Kënga Magjike", Elhaida Dani shpjegon arsyen

Më: 4 dhjetor 2018 Në ora: 07:16
Elhaida Dani

Elhaida Dani publikoi pak javë më parë një foto ku shfaqej në skenën e “E Diela Shqiptare” në krah të drejtuesit Ardit Gjebrea dhe juristes Eni Çobani, ndërkohë që pas tyre shfaqej logo-ja e “Kënga Magjike”.

“Po nuk ma dhatë edhe këtë herë çmimin do shihemi në gjyq”, shkroi këngëtarja në shkrimin bashkangjitur fotos, dhe të gjithë e komentua këtë postim si një sinjal për pjesmarrjen e saj në këtë edicion të festivalit.

Por mesa duket, e gjitha ka qenë një keqkuptim. Ka qenë vetë këngëtarja 25-vjeçare ajo që që ka sqaruar përmes një “Instastory” në profilin e saj në Instagram, arsyen se përse nuk u shfaq në konkurrim të dielën, kur ishte edhe java e fundit e prezantimit të këngëtarëve për këtë festival.

“Hey lovers! Për ju që po prisni daljen time në Këngë Magjike. Nuk do të jem pjesmarrëse në KM, fotoja që postova ka qenë vetëm një shaka. Por i uroj shumë suksese të gjithë pjesmarrësve dhe shijojeni!”- shkruan Elhaida duke shpjeguar edhe arsyen e asaj që disa e konsideruan si tërheqje nga festivali.

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat