“Plas” emocionon edhe vet Flori Mumajesin

Mediale Vip

“Plas” emocionon edhe vet Flori Mumajesin

Më: 4 dhjetor 2018 Në ora: 11:09
Flori Mumajesi

Flori Mumajesi edhe njëherë arriti t’i emocionojë të gjithë, pa përjashtim.

Ai u rikthye në festivalin “Kënga Magjike” të cilin e kishte fituar në vitin 2015, me këngën “Me fjalë të vogla” me një tjetër baladë shumë të ndjerë.

“Plas” mban emrin kjo baladë, që u prezantua ditën e diel në Tv Klan, e ku Flori e interpretoi plot emocione duke bërë kështu të gjithë për vete.

Por duket se aq sa ka arritur kjo këngë të prekë “telat” e të gjithëve, e ka emocionuar edhe vetë Florin – një gjë jo shumë e zakontë.

https://www.instagram.com/p/Bq8DjsmDKpw/?utm_source=ig_embed

Ai përmes një videoselfie të postuar në llogarinë e tij në Instagram ka treguar se sa shumë emocione ka mbartur kjo këngë te ai.

“Sapo po kthehem nga provat e Këngës Magjike. Përvecc faktit që festivali të ngarkon me emocione, edhe kënga më ngarkoi me shumë emocione. Gati mu shkul zemra nga vendi , m’u prenë gjunjtë edhe akoma më dridhet edhe zëri. Gjithsesi, shpresoj t’ia dalim në natën e dytë, me bekimin tuaj natyrisht”, ka thënë këngëtari i shumë hiteve.

Ai në fund ka falenderuar publikun që e ka pëlqyer këngën e tij, që tashmë është shndërruar në një nga këngët më të pëlqyera të këtij edicioni të festivalit “Kënga Magjike”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat