Këngëtarja shqiptare e thotë troç: Familja nuk më ka mbështetur në rrugën e muzikës

Mediale Vip

Këngëtarja shqiptare e thotë troç: Familja nuk më ka mbështetur në rrugën e muzikës

Më: 5 dhjetor 2018 Në ora: 07:40
Jeta Faqolli

Ajo është një këngëtare e njohur në skenat shqiptare

Përgjatë karrierës së saj 17-vjeçare, Jeta Faqolli ka ardhur tek publiku me këngë të cilat janë pëlqyer.

Prej dy vitesh këngëtarja i ka munguar tregut muzikor, por së fundmi është rikthyer me një bashkëpunim me këngëtarin Kastro Zizo. Sot Jeta Faqolli ishte e ftuar në emisionin “Rudina” në Tv Klan, ku rrëfeu karrierën e saj muzikore. Këngëtarja tha se fillimet për të kanë qenë të vështira pasi prindërit nuk e kanë mbështetur lidhur me muzikën.

“Që e vogël kam bërë mësime për instrumentin e mandolinës. Kam bërë dhe disa aktivitete, por shumë pak sepse prindërit e mi ishin shumë fanatikë dhe nuk më lejonin. Pas shkollës 8-vjeçare edhe ditëlindjet i kam patur të ndaluara, kam qenë shumë e mbyllur. Kam patur shumë ëndrra dhe i kam nisur me shumë vonesë kur kam ardhur në Tiranë dhe di unë ç’kam hequr derisa mora në dorë timonin e jetës time. Edhe prindërit më vonë e panë që nuk kishte asgjë të keqe të merreshe me muzikë. Kanë qenë vite të vështira për vajzat në atë kohë sepse kishte shumë rrëmbime, ndërkohë prindërit e mi kishin vetëm 4 vajza dhe nuk dinin si t’na mbronin.

Vite më vonë unë i kam kritikuar, megjithatë ky ka qenë fati im. Më kanë ngelur shumë gjëra të parealizuara, tani është shumë vonë, por të paktën kam arritur diçka tjetër. Prindërit e mi janë indiferentë për muzikën time, nuk janë bashkëpunues. Çelësi i suksesit është mbështetja familjare, gjë që unë nuk e kam patur. Pavarësisht se nuk e shprehin, prindërit tani besoj janë shumë të kënaqur sepse unë jam ajo që mbaj familjen. Kam bërë shumë gjëra dhe kam ndërtuar karrierën time me forcat e mia. Tani gjërat kanë ndryshuar dhe unë jam shumë e qetë”, tha Faqolli.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat