Katy Pery 50 mijë dollarë për një takim me Orlando Bloom

Mediale Vip

Katy Pery 50 mijë dollarë për një takim me Orlando Bloom

Më: 5 dhjetor 2018 Në ora: 07:53
Katy Perry dhe Orlando Bloom

Katy Perry mori pjesë në një koncert bamirësie të dielën dhe fitoi një takim me të dashurin e saj Orlando Bloom, në të njëjtën kohë.

Këngëtarja këndoi në koncertin One Love Malibu në Kaliforni, që grumbulloi para për të prekurit nga zjarri i fundit në Woolsey .

Të gjitha paratë e mbledhura shkuan për komunitetin që po punon për rindërtimin e banesave pas zjarreve shkatërruese.

Por gjatë koncertit u hap një ankand për Bloom. Fansat duhet të ofronin sa më shumë para për të fituar një udhëtim me motor dhe një drekë me aktorin e famshëm.

Por Katy u bë ‘xheloze’ se ndonjëra nga fanset mund t’i afrohej ndaj vendosi të merrte pjesë në ankand edhe vetë.

https://www.instagram.com/p/Bq6Z5cHiHz8/?utm_source=ig_embed

“Ju mund të bëni një udhëtim me motor dhe gjithashtu mund të hani drekë me Orlando Bloom”, tha Perry në stadium të martën. “Kjo do të thotë se ju do të jeni në motor me të dhe do ta mbaheni tek trupi i tij në një mënyrë që mua nuk më emocionon. Ti po mbahesh në muskujt e tij dhe…”

Kur një fanse e quajtur Laura ofroi 20.000 dollarë për takimin me Bloom, Katy hyri në ankand dhe ofroi më shumë se dyfishin e ofertës dhe arriti të fitonte takimin me të dashurin e saj.

“Më vjen keq Laura, po e marr për 50.000 dollarë”, tha këngëtarja duke qeshur, ndërsa turma brohoriste.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat