Ryan Reynolds thotë se të qenit baba e bëri njeri më të mirë

Mediale Vip

Ryan Reynolds thotë se të qenit baba e bëri njeri më të mirë

Më: 5 dhjetor 2018 Në ora: 09:25
Ryan Reynolds

Ryan Reynolds është një baba krenar!

Në një intervistë në The Ellen DeGeneres Shoë, aktori që ka vajzat James (4) dhe Inez (2) me bashkëshorten Blake Lively ka folur rreth të qenit baba.

“Në një mënyrë ose tjetër, të qenit baba më ka bërë njeri më të mirë, mendoj”, ka thënë 42 vjeçari Reynolds.

“Më mungon të qenit i keq, e dua këtë gjë”, ka thënë tutje me shaka ai.

Por megjithatë, të qenit prind nuk është një punë e lehtë.

Image

“Është e vështirë. Është gjithmonë një sfidë, kur ke dy fëmijë. Shpesh ke nevojë për pushim, por është thjesht një ëndërr”.

“Ato janë më të mirat, ato janë shoqet e mia të ngushta – i dua”, ka thënë aktori duke folur për të bijat e tij.

Reynolds i bëri këto komente si i ftuar në shoëun e Ellen DeGeneres për të promovuar Once Upon a Deadpool”.

Kur aktori është pyetur nëse do t’i shtyejë vajzat e tij që të jenë pjesë e botës së shoubizit, ai ka thënë prerazi jo.

“Më shumë për shkak se jam kundër abuzimit me fëmijë. Bota e shoubizit, për një fëmijë të vogël, është çmenduri”, ka thënë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat