Majlinda del me letër publike ndaj Majkit: Roanin po e rris me këngët e tua, mos ia prish fëmijërinë

Mediale Vip

Majlinda del me letër publike ndaj Majkit: Roanin po e rris me këngët e tua, mos ia prish fëmijërinë

Më: 5 dhjetor 2018 Në ora: 13:51
Majlinda Zeka, Majk

Natën e së martës në rrjetet sociale u ndez një debat virtual mes reperit Majk dhe ish-të dashurës së tij, Majlinda Zeka.

Dyshja që janë prindër të një djali me emrin Roan, kanë hedhur akuza ndaj njëri-tjetrit lidhur me kujdestarinë ndaj tij.

Ishte i pari Majk që në një replikë me fansen e tij në Instagram tregoi se si nëna e djalit të tij, nuk e lejon që të takohet me të.

Menjëherë pas kësaj, ka reaguar edhe vet Majlinda e cila hodhi akuza ndaj reperit nën pretendimin se ai nuk kujdeset aq sa duhet, dhe se të gjitha shpenzimet familjare i mbulon ajo.

Image

Për fund, Zeka ka publikuar në rrjetin social Instagram një fotografi të Roanit, ndërsa ka shkruar në mbishkrimin e fotografisë një letër publike për Majkin, duke treguar gjithçka rreth këtij debati virtual, me shpresën që çdo gjë do të shuhet.

Tutje, ajo në një replikë drejtuar një prej komentuesve ka shkruar se Roanit kur të rritet do t’i dëgjojë këngët e Majkit, ndërsa ajo vet si nënë do t’i tregojë vetë gjithçka për të arriturat e babait të tij.

Mesa duket, Majlinda ka dashur që gjithçka të përmbyllet këtu me këtë letër publike drejtuar ish-të dashurit të saj. 

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat