Reperja Cardi B njoftoi mbrëmjen e së martës se lidhja me partnerin e saj, Offset ka përfunduar. Ajo rrëfeu se vazhdojnë të jenë miq të mirë, por thjesht nuk janë më bashkë dhe shumë shpejt do kryejnë procedurat e divorcit.
Offset nuk ka bërë ende asnjë reagim për këtë çështje. Madje ai vazhdon të mbajë fotografitë me reperen në rrjete sociale, ku i shpreh dashurinë dhe e mbështet për projektet muzikore.
Mbetet për tu parë nëse është një periudhë zënke në lidhjen e tyre apo do ti japin fund përfundimisht martesës 15 mujore.