Postoi foton e dy femrave me bikini, ndjekësit kryqëzojnë Ermal Mamaqin

Mediale Vip

Postoi foton e dy femrave me bikini, ndjekësit kryqëzojnë Ermal Mamaqin

Më: 7 dhjetor 2018 Në ora: 10:06
Ermal Mamaqi

Moderatori i njohur Ermal Mamaqi është vënë edhe njëherë në qendër të kritikave për seksizëm. Ai ka publikuar në profilin e tij në “Instagram”, një fotografi ku shfaqen dy femra me bikini.

“Unë po prisja të shikoja ato vajzat me patina që kemi parë në filma. U zhgënjeva. Këto nuk kishin patina”, shkroi Ermali bashkëngjitur fotos që e ka realizuar në Florida.

Ky shkrim që ka bërë moderatori ka shkaktuar menjëherë reagime të shumta nga ndjekësit e tij. Disa kanë qeshur me përshkrimin e tij, por të shumtë janë ata që thonë se Ermali nuk ka të drejtë të publikojë foton me bikini të ndonjë femre në profilin e tij publik në “Instagram”.

“Nuk është as për të qeshur. Nuk janë gjykues si puna jote atje. Kështu është kur vete shqiptari jashtë, i duket vetja perfekt”, i shkruan një komentuese.

“Sido që ta kenë trupin nuk ke asnjë të drejtë të ofendosh një femër në këtë mënyrë”, i shkruan një tjetër.

“Ermal kjo është shumë ofenduese dhe pastaj pyet se çfarë i thamë ne asaj që qau, e shumë nga këto gjërat që bën ti. Kjo është shaka pa kripë fare. Nëse kërkon femra mbi patina, hip Amin dhe bëji një foto. Nuk është për të qeshur”, shkruan një tjetër, i cili i kujton rastin e të dashurës së blogerit Nas Daily, e cila qau në emision pasi u ndje e ofenduar nga pyetja e Kejvinës .

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat