Rita ka prezantuar rekordet e vitit 2018

Mediale Vip

Rita ka prezantuar rekordet e vitit 2018

Më: 8 dhjetor 2018 Në ora: 10:29
Rita Ora

Këngëtarja e njohur shqiptare me famë botërore, Rita Ora ka publikuar sukseset që ka arritur gjatë vitit 2018.

“Femra me top 10 këngë solo në historinë e Anglisë, përmbi 1.7 miliard kërkime, 250 milionë për ‘Let you love me’, video me koreografinë më të mirë në VMA ‘Lonely Together’ me Avicii, çmimi global ‘Këngëtarja më e mirë Pop”, janë rezultatet e publikuara nga ajo.

Rita karshi kësaj, përmes një postimi në rrjetet sociale ka falënderuar të gjithë ata që e kanë përkrahur deri më tani.

“Jam shumë falënderuese dhe mirënjohëse për të gjithë fansat e mi dhe industrinë që më kanë përkrahur. Publikova albumin tim pas gjashtë vitesh dhe ende kam kaq shumë mbështetje është shumë e mirë. Faleminderit të gjithëve”, ka shkruar Rita.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat