Nëse nuk do ishte bërë këngëtare, jeta e Era Istrefit do të merrte komplet një rrjedhë tjetër

Mediale Vip

Nëse nuk do ishte bërë këngëtare, jeta e Era Istrefit do të merrte komplet një rrjedhë tjetër

Më: 8 dhjetor 2018 Në ora: 13:09
Era Istrefi dhe Will Smith

Era Istrefi është ndër të pakta këngëtare shqiptare që ka arritur ta njoh suksesin edhe jashtë vendit.

Falë superhitit ‘BonBon’ ajo siguroi një kontratë më SonyMusic, më pas publikoi këngën e radhës ‘Redrum’ e tashmë ka realizur projekte të ndryshme në tregun amerikan.

Së fundmi këngëtarja ka dhënë një intervistë për ‘Nexus Radio’ në Amsterdam ku u shpreh se nëse nuk do të ishte këngëtare ajo do të kishte zgjedh profesionin e psikologes.

Image

'Ndoshta do të isha psikologe, pasi kam një pasion të madh për psikologjinë edhe pse nuk dukem. Nuk e jap atë përshtypje, por sinqerisht jam e fiksuar me mënyrën si funksionon mendja e njeriut.” – tha këngëtarja shqiptare.

Gjatë intervistes këngëtarja iu kthye edhe performances tek ‘Kupa e Botës’krahas Will Smith dhe Nicky Jam ku tregoi:

Image

'Ishte çmenduri. Epike. Shumë e madhe! Mbeta e shokuar kur zbulova se do të jem një ndër këngëtaret për të performuar këngën e Kupës së Botës 2018, së bashku me Will Smith dhe Nicky Jam. Kënga ishte e mrekullueshme dhe jam mirënjohëse që isha pjesë e saj. Përvoja ishte e pabesueshme.” – tha Era.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat