Edhe e sëmurë, Fjolla Morina kujdeset për dy vajzat e saj

Mediale Vip

Edhe e sëmurë, Fjolla Morina kujdeset për dy vajzat e saj

Më: 8 dhjetor 2018 Në ora: 15:41
Fjolla Morina

Fjolla Morina është nënë e dy vajzave.

Këngëtarja e njohur shqiptare, Fjolla Morina tashmë është nënë e dy vajzave dhe ka një përkujdesje të veçantë ndaj tyre.

E këtë e dëshmon më së miri me imazhin e fundit të publikuar në Instagram, teksa shfaqet e sëmurë, me serum dhe ka afër vajzat e saj.

Fjolla shpesh publikon foto në rrjete sociale pranë vajzave, madje të shumtën e kohës ia kushton atyre, pavarësisht angazhimeve që ka.

Artistja Morina nuk lë anash as projektet muzikore, ajo tash e një kohë është në përgatitje të baladës së re që do lansohet së shpejti.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat