“Do ta kujtoj gjithmonë”, fansja e çmendur gdhend në trup emrin e Encës, por nuk mbaron me kaq

Mediale Vip

“Do ta kujtoj gjithmonë”, fansja e çmendur gdhend në trup emrin e Encës, por nuk mbaron me kaq

Më: 8 dhjetor 2018 Në ora: 17:53
Enca Haxhia

Një fanse e zjarrtë e këngëtares shqiptare ka bërë tatuazh emrin e Encës në dorën e saj. Mjaft krenare për këtë gjë, këngëtarja e ka postuar si foto në Instastory.

Adhurimi i disa fansave për këngëtaren e tyre të preferuar arrin të kalojë imagjinatën në disa raste. Kemi parë që kanë pikturuar fytyrat e idhujve të tyre në kokë, vizatime dhe dedikime të ndryshme por një fanse e Enca Haxhiajt e ka gdhendur përjetësisht emrin e këngëtares në trupin e saj.

Por nuk mbaron me kaq pasi, fansja i kishte sjellë gjithashtu një jastëk si dhuratë ku ishte printuar fotoja me tatuazhin.Mjaft krenare për këtë gjë ylli i hitit “Kujt po i han” ka publikuar një foto në Instastry ku tregon se ky gjest I ka pëlqyer shumë dhe se do ta kujtojë gjithmonë atë.

“Ajo bëri emrin tim tatuazh (tatuazhi i saj i parë) dhe më pas më solli këtë dhuratë që ta kujtoj gjithmonë. Dhe unë do e kujtoj gjithmonë! Sa e ëmbël,”- shkruan Enca Haxhia krahas fotos.

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat