Mesazhi i Bebe Rexhës për vajzat shqiptare: Ndiqni ëndërrat, gjithçka është e mundur

Mediale Vip

Mesazhi i Bebe Rexhës për vajzat shqiptare: Ndiqni ëndërrat, gjithçka është e mundur

Më: 9 dhjetor 2018 Në ora: 11:20
Bebe Rexha dhe Dua Lipa

Bebe Rexha dhe Dua Lipa kanë arritur një sukses të jashtëzakonshëm në tregun muzikor ndërkombëtar.

Dy vajzat shqiptare u nominuan në Grammy, ku konkurrojnë përballë njëra-tjetrës.

Dhe pasi mori vesh lajmin e pabesueshëm, Bebe ka ardhur me një mesazh për të gjithë vajzat shqiptare.

"Dy vajza shqiptare u nominuam për 2 Grammy. Në zemrën time ne tashmë kemi fituar. Për të gjitha femrat shqiptare dhe femrat anembanë botës, gjithçka është e mundur, prandaj vazhdoni t’i ndiqni ëndrrat tuaja dhe vazhdoni të thyeni barrierat,"-shkuan këngëtarja në një postim në Instagram.

Dy yjet e muzikës do të jenë konkurrente me njëra-tjetrën në kategorinë “Artisti/artistja më i/e mirë” në Grammy.

Kur morën vesh lajmin, të dyja u përlotën pasi konsiderohet si një vlerësim i madh për karrierën muzikore.

Për këtë çmim që do të jepet me 10 shkurt 2019 konkurrojnë edhe Chloe x Halle, Luke Combs, Greta Van Fleet, H.E.R, Margo Price dhe Jorja Smith.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat