Mera Zymeri:"Ka faktor të tjerë në jetë që kanë shumë më shumë vlerë se fama"

Mediale Vip

Mera Zymeri:"Ka faktor të tjerë në jetë që kanë shumë më shumë vlerë se fama"

Nga: Maksim Gjokaj Më: 10 dhjetor 2018 Në ora: 11:16
Mera Zymeri

25 vjet në skenë, mjaft e dashur dhe e adhuruar nga të gjithë, ka plot hite të cilat nëse do ti kujtonim do të harronin ndoshta ndonjë që për vetë artisten nuk i ndan dot se cila është më e mira. Kjo është këngëtarja Mera Zymeri, e lindur dhe e rritur jashtë Kosovës, por me zemër e me këngët më të bukura kushtuar origjinës së saj, si dhe me një të folur mjaft të bukur të gjuhës shqipe. Mbi të gjitha një person i thjeshtë si ajo, si Mera, vjen në këtëctë për gazetën tonë ku na tregon për dhuratën e fundvitit për ndjekësit e saj të shumtë, angazhimet e saja ku këtë herë dashuria për të pritur Vitin e Ri me familje ka trimfuar nga shumë ftesa që ka pasur kudo për të kënduar. Po a është djali i saj trashëgimtar në muzikë si nëna artiste, jo vetëm këtë por edhe a ka ajo ndonjë mike të ngushtë në estradë?!.

Për më tepër lexoni më poshtë intervisten me Mera Zymeri “

Bota sot”: Mera e nisim me pyetjen se ku ishit për Festën e Flamurit?

- Për festën më të rëndësishme për popullin tim isha në një koncert në Stuttgart i organizuar nga Ansambli “Pamvarsia” ku ishte edhe prezent ambasadori e Kosovës dhe RTK.

“Bota sot”: Thuhet se ju e keni kënduar më bukur këngën për Flamurin, ti mendon njëjtë?

- Çka është mirë është e mirë. Kënga është e qëlluar si me tekst, si me melodi e si me këndim, gjithë faktorët në nivel. Dhe çka është më e rëndësishme që është pranuar nga populli, këndohet nëpër festa dhe tubime të ndryshme. Jam shumë e lumtur që ja arrita qëllimin dhe dëshirën. “Bota sot”: E kënga më e bukur e më e dashur për ju që e keni kënduar cila është? - Nuk i dalloj këngët. Gjitha këngët që unë i këndoj mundohem të jetë secila më e mirë se tjetra.

“Bota sot”: Zakonisht artistët bëjnë dhurata për fansat ndonjë këngë në fundvit po juve?

- Dhurata e fundvitit është kënga “Dashnia jeme“, me tekst nga Kreshnik Avdiu dhe orkestrim të Virusit, e melodinë e krijova unë. Shpresoj se do të pëlqehet dhe është këngë popullore me frymë moderne.

“Bota sot”: Ka shumë potpuri këtë fundvit mes artistëve, ju i ndiqni ato dhe si ju duken?

- Qefi njeriut është i ndryshëm. Ka disa bashkëpunime të mira dhe disa për mendimin tim nuk janë të pëlqyera. Çka nuk është e livdueshme, sivjet ka shumë pak këngë të reja. Këto kritika i dëgjoj edhe nga dëgjuesit. Po ashtu edhe sillen të njëjtat këngë dhe fytyrat janë të njëjta.

“Bota sot”: Po juve vetë nuk ju pëlqen të jeni në këto potpuri? Po me duete do të shohim? - Me mu afru një ofertë e mirë dhe e qëlluar pse jo, qoftë për potpuri ashtu edhe per duet. “

Bota sot”: Vazhdon bashkëshorti të jetë menaxheri juaj?

- Po, Afrimi është menaxheri, po kuptohet në bashkëkonsulltim me mua gjithmonë.

“Bota sot”: Po djali po e trashëgon muzikën?

- Kemi një djalë i cili është shumë i talentuar, por zemra i rreh për futbollin. Dhe me shumë dëshirë ne e përkrahim.

“Bota sot”: A ka Mera një mike të ngushtë nga estrada? -

Miq kam, por janë vetëm miq të muzikës. Kam respekt për gjithë estradën. Edhe pse ka të tillë që e shohin veten në qiell, çka për mendimin tim është e kotë. Ka faktor të tjerë në jetë që kanë shumë më shume vlerë se sa fama dhe afirmimi. Kush injoron injoron mëse pari vetveten

. “Bota sot”: Ku do të jeni për festat e fundvitit?

- Kam pas ftesa nga anembanë botës të jem prezente. Faleminderit shumë të gjithë organizatorëve që kanë shpreh interesimin e tyre. Unë kam vendos të jem bashkë me familjen time. E pas Vitit të Ri filloj me dasma, për festën e Pavarësisë do të jem në Austri, për 8 Mars në Gjermani etj .... Angaxhime sa të duash falë Zotit. Me respekt Mera.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat