Offset i bën lutje publike Cardi B

Mediale Vip

Offset i bën lutje publike Cardi B

Më: 11 dhjetor 2018 Në ora: 07:01
Cardi B dhe Offset

A ka shpresë për pajtim mes Cardi B dhe Offset?

Ndonëse Offset shpreson për një gjë të tillë, duket se për të kjo tashmë është një betejë e humbur.

Më 8 dhjetor, derisa po performonte në Jingle Ball, Cardi B e ka ndryshuar tekstin e këngës së saj “Motor Sport” në “e kam ndezur Offset në ON. Unë i kam thënë atij, ditën e kaluar se duhet të divorcohemi”.

Këto fjalë të reperes vijnë pak ditë pasi ajo kishte njoftuar në Instagram se ajo dhe Offset janë ndarë.

“Ne jemi miq shumë të mirë, ashtu sikur edhe partnerë shumë të mirë në biznes – e dini, ai është gjithmonë personi që unë shkoj të flasë për çdo gjë. Ne kemi shumë dashuri për njëri-tjetrin por gjërat nuk kanë ecur mirë për ne, që një kohë të gjatë, tani”, ka thënë reperja.

“Nuk është faji i askujt, besoj, ne thjesht nuk jemi të dashuruar më prandaj edhe nuk jemi më bashkë. Nuk e di, ndoshta duhet kohë që ne të divorcohemi, por unë do të kemi gjithmonë shumë dashuri për të sepse ai është babai i vajzës sime”, ka thënë tutje Cardi B.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat