Cardi B ishte shumë e mërzitur në ditën kur ajo e dha lajmin për ndarjen e saj nga Offset dhe se ajo nuk do të dilte nga hoteli për të shkuar në një koncert të planifikuar në klub nate.
Reperja kishte për të perfomuar në Miami gjatë të mërkurës, por nuk arriti as të enjten.
Disa nga shoqëruesit e Cardi B thanë se ajo nuk donte të dilte nga shtrati duke thënë se ishte e mërzitur për ish-burrin e saj.
“Ajo ishte në hotelin e saj dhe ende nuk donte të dilte nga shtrati”, tha një burim.