Rooney dhe gruaja e tij vizitojnë Shtëpinë e Bardhë me kërkesë të djalit të Trump

Mediale Vip

Rooney dhe gruaja e tij vizitojnë Shtëpinë e Bardhë me kërkesë të djalit të Trump

Më: 12 dhjetor 2018 Në ora: 06:14
Futbollisti anglez, Wayne Rooney dhe gruaja e tij, Coleen

Futbollisti anglez, Wayne Rooney dhe gruaja e tij, Coleen, e kanë vizituar Shtëpinë e Bardhë me kërkesë të Barron Trump.

Djali 12-vjeçar i Donald Trumpit, i cili është një admirues i madh i futbollit, e ka ftuar çiftin nga Liverpuli që të qëndrojnë në Washington.

Wayne është fotografuar duke qeshur në shoqëri të djalit të presidentit amerikan.

The Sun raporton se ai dhe Coleen më pas janë takuar edhe me vajzën e kreut të Shtëpisë së Bardhë, Ivanka Trump.

Image

Në ndërkohë, bëhet e ditur se çifti anglez dhe fëmijët e tyre kanë bërë një turne special në dhomat private të presidentit Trump.

 

“Coleen dhe Wayne janë befasuar kur kanë marrë ftesë personale nga Donald që i ftonte në Shtëpinë e Bardhë. Nuk ishte asgjë politike”.

Për ta, kjo ishte një mundësi për të hyrë në një prej ndërtesave më ikonike në botë dhe t’ua jepnin fëmijëve të tyre këtë përvojë”.

“Wayne është një emër i madh te DC United (klub futbolli në Amerikë), prandaj Donald i ka ftuar për shkak të djalit të tij, Barron”, ka thënë një burim për The Sun. /Telegrafi/

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat