Moderatorja e njohur zbulon emisionin e ri të saj: Do ketë showbiz të sikletshëm

Mediale Vip

Moderatorja e njohur zbulon emisionin e ri të saj: Do ketë showbiz të sikletshëm

Më: 12 dhjetor 2018 Në ora: 19:42
Fjoralba Ponari

Prej disa kohësh, moderatorja e njohur Fjoralba Ponari kishte njoftuar se në janar do të rikthehej në ekran me një super format të ri.

Së fundmi ajo ka zbuluar se emisioni i ri që do të sjellë do të jetë nam. Nëpërmjet postimeve në “Instastory”, Fjoralba tha se programi do të ketë fëmijë, showbiz të sikletshëm, lojëra mes personazhesh dhe gjithashtu muzikë.

Ndërkohë moderatorja ka vendosur të ndajë me ndjekësit në llogarinë e saj në “Instagram” më tepër detaje nga programi që pritet të nisë shumë shpejt transmetimin.

Ajo ka publikuar një video ku shfaqet mes fëmijëve të vegjël të cilët e kanë rrethuar dhe e pushtojnë me përqafime, të cilat moderatorja i pret plot dashuri.

“Një copëz nga dashuria që unë marr nga këta fëmijë”, shkruan Fjoralba bashkëngjitur videos së ëmbël ku po punon me fëmijët.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat