Nuk ka kaluar shumë kohë nga suksesi i Mc Kreshës me Fifin, të cilët arritën të merrnin pëlqimin dhe cmimin e publikut për këngën “Psikopatja Ime”.
Sot, ai ka ardhur në duet me artistin Rino me këngën “Habibi”. Kënga i dedikohet femrës që ia ka marrë zemrën secilit prej artistëve.
Habibi është fjalë arabe dhe përkthehet në shqip “Dashuria ime”. Teksti i shkruar nga Mc Kresha dhe Erion Dragidella pritet të jetë suksesi i rradhës për artistët.