Edona Llalloshi uron në mënyrë të veçantë formimin e Ushtrisë së Kosovës

Mediale Vip

Edona Llalloshi uron në mënyrë të veçantë formimin e Ushtrisë së Kosovës

Më: 14 dhjetor 2018 Në ora: 11:07
Edona Llalloshi

Sot shënohet një ditë mjaft e rëndësishme për Kosovën.

Kjo ngase sot pritet të bëhet formimi i Ushtrisë së Kosovës, lajm ky i gëzueshëm për të gjithë ne.

Këngëtarja, Edona Llalloshi në rrjete sociale ka ndarë me ndjekësit një fotografi të ushtarit, Agim Ramadani-Katana.

“Edhe vetëm një ushtar nga ne nëse mbetet gjallë, që në vendbanimin e parë e ka borxh prapë të bëjë ushtrinë”, janë fjalët e thëna nga Agim Ramadani.

Ndërkohë ky është urimi i Edonës: “Amaneti i Heronjëve – Ushtria e Republikës së Kosovës. 14.12.2018 Urime Shqipëtar kudo që jeni”.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat