Meghan Markle dhe Prince Harry sapo publikuan një foto të pa parë më parë nga dita e dasmës së tyre!

Mediale Vip

Meghan Markle dhe Prince Harry sapo publikuan një foto të pa parë më parë nga dita e dasmës së tyre!

Më: 14 dhjetor 2018 Në ora: 17:11
Meghan Markle dhe Prince Harry

Është periudha më e bukur e vitit dhe sigurisht periudha kur keni edhe një justifikim për të pirë pamasë por edhe periudha kur pjestarët e familjes mbretërore publikojnë foton familjare për krishtlindje. Në rastin e Meghan Markle dhe Princit Harry sapo pamë një foto të mrekullueshme që nuk e kishim parë më parë nga dasma e tyre në 19 Maj.

Në foton bardhë e zi çifti shihet duke vëzhguar fishekzjarret në Frogmore House në festën e organizuar për dasmën e tyre. Kjo është fotoja e tyre e publikuar për krishtlindje dhe është shumë romantike.

Image

Princi William dhe Kate Middleton në anën tjetër publikuan gjithashtu një foto familjare  bashkë me fëmijët e tyre Princin George, Princeshën Charlotte dhe Princin Louis. Meghan, Harry, Kate dhe William do t’i kalojnë pushimet sëbashku këtë vit në pronën e Mbretëreshës në Sandrigham.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat