Shkumbin Ismaili sjell baladën e re “Kjo zemër nuk është gur”

Mediale Vip

Shkumbin Ismaili sjell baladën e re “Kjo zemër nuk është gur”

Më: 15 dhjetor 2018 Në ora: 10:10
Shkumbin Ismaili

Edhe një kënge e re i është bashkuar numrit të madh që ka ardhur këtë vit kalendarik.

Është Shkumbin Ismaili që ka publikuar këngën më të re, e cila është një baladë dashurie.

“Kjo zemër nuk është gur”, titullohet kënga e re dhe është shoqëruar me video të veçantë.

Për tekstin dhe muzikën e këngës është përkujdesur vet artisti, ndërsa në violinë luan Arber Tairi.

“Me ty dua të jem” ishte projekti i fundit muzikor i artistit dhe numëron mbi nëntë milionë shikime në YouTube.

Ndryshe, këngëtari ka paralajmëruar edhe këngë të reja që do t’i sjell gjatë vitit të ardhshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat