Kendall Jenner, modelja më e paguar në botë

Mediale Vip

Kendall Jenner, modelja më e paguar në botë

Më: 16 dhjetor 2018 Në ora: 15:05
Kendall Jenner është shpallur modelja më e paguar në botë nga Forbes

Për të dytin vit radhazi, Kendall Jenner është shpallur modelja më e paguar në botë nga Forbes. Ylli i pasarelave siguroi 22.5 milionë dollarë në 12 muaj.

Ajo mundi supermodelet dhe miket e saj Bella e Gigi Hadid, si edhe  Karlie Klose e Gisele Bündchen.

Të ardhurat e Jenner janë siguruar nga partneriteti i saj fitimprurës me markat e mëdha Adidas, Estee Lauder dhe Calvin Klein.

Vendin e dytë e zë Kloss me 13 milionë dollarë që ka nënshkruar kontrata me Swarovskin, Away, dhe Adidas.

Bundchen, e cila mbajti vendin e parë në 2016, vjen në vendin e pestë  me 10 milionë dollarë.

Ndërkohë, motrat supermodele Gigi dhe Bella Hadid renditen respektivisht në vendin e shtatë dhe të tetë.

Shikoni listën e plotë të modeleve më të paguara të 2018:

1) Kendall Jenner: 22.5 milion dollarë

2) Karlie Kloss: 13 milionë dollarë

3) Chrissy Teigen dhe Rosie Huntington-Whiteley: 11.5 milion dollarë

5) Cara Delevingne dhe Gisele Bundchen: 10 milionë dollarë

7) Gigi Hadid:  9.5 milion dollarë

8) Bella Hadid dhe Joan Smalls: 8.5 milionë dollarë

10) Doutzen Kroes: 8 milionë dollarë

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat