Një baba i pazakontë si Erion Veliaj: I kam prerë kërthizën djalit tim - Bota Sot
Një baba i pazakontë si Erion Veliaj: I kam prerë kërthizën djalit tim

Mediale Vip

Një baba i pazakontë si Erion Veliaj: I kam prerë kërthizën djalit tim

Më: 16 dhjetor 2018 Në ora: 20:44
Erion Veliaj dhe Ajola Xoxa

Kryetar i Bashkisë së Tiranë, Erion Veliaj, gjatë një interviste të fundit foli edhe për atësinë.

Erion Veliaj së fundmi ishte i ftuar në ‘E diela shqiptare’ aty ku foli për ardhjen në jetë të fëmijës së tij të parë, djalit që ia ka vënë emrin Kajan.

Erioni madje ka zbuluar edhe disa ‘sekrete’ që kanë ndodhur gjatë procesit të lindjes. Ai madje ka treguar se edhe ia ka prerë vetë kërthizën djalit.

Kjo gjë iu duk e pamundur doktorit i cili i kishte treguar se baballarëve të tjerë u ka rënë të fikët gjatë qëndrimit në sallë e leje më t’ia pres kërthizën.

Image

‘’Si të më bjerë të fikët. Unë jam burrë me namuz. Dhe kur Kajan doli, ti ketë future një çiç gjithë atyre që ishin aty. E pastaj u thashë: kërthizën do e pres vetë. Unë këtë e bëj për gjithë kalamanjtë e Tiranës, mos ta bëj për djalin tim. Në vend që të shokohesha unë, u shokuan ata. Tani duhej larë bebi me gjithë atë çiç. Më tha kryeinfermierja: ti i lake dhe kakën. Unë i thashë: Unë ia laj kakën gjithë Tiranës me ujrat e zeza, dhe jo me djalin tim” tha Veliaj duke treguar se e kishte larë në lavamanin e dhomës së maternitetit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...