Thanë se janë të lidhur, Olsi Bylyku nxjerr zbuluar Fifin

Mediale Vip

Thanë se janë të lidhur, Olsi Bylyku nxjerr zbuluar Fifin

Më: 17 dhjetor 2018 Në ora: 09:53
Olsi Bylyku dhe Fifi

E ftuar dje në emisionin e Besit, Erionit dhe Olsit, "BE Coffee", ishte këngëtarja shumë e dashur për publikun dhe ndër më të komentuarat në media e rrjete sociale, Fifi.

Kujtojmë që Fifi dhe Olsi Bylyku u përfolën një vit më parë për një lidhje për shkak të fotove që dyshja postonin me njëri-tjetrin.

Dje në "BE Coffee", Fifi u pyet për këto thashetheme pse u përhapën. Pa u përgjigjur ende, Olsi i tha Fifit: "Unë i kam thënë që kemi qenë të lidhur".

Më pas Besi dhe Erioni i shtuan edhe më shumë dyshimet nëse Fifi dhe Olsi kanë qenë dikur të lidhur, kur i thanë këngëtares të bëjë kujdes çfarë do thotë se Olsi tani është i lidhur.

"Foton e kemi postuar për të bërë xheloz ish-in tim", u shpreh Fifi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat