Anduena i drejtohet Labinot Tahirit, ti nuk je... - Bota Sot
Anduena i drejtohet Labinot Tahirit, ti nuk je...

Mediale Vip

Anduena i drejtohet Labinot Tahirit, ti nuk je...

Nga: K. Goca Më: 19 dhjetor 2018 Në ora: 11:07
Abduena e Labinot Tahiri

Këngëtari i mirënjohur Labinot Tahiri, njëherësh deputet i Republikës së Kosovës,  ka marrë një mesazh interesant nga motra e tij, Anduena, po ashtu këngëtare e mirënjohur dhe drejtoreshë e “A-Mol”.

“I dashur vëlla, çdo ditë e Falënderoj Perëndinë që me dhuroi një vëlla si ti. Ti je model i madh, për çdo vëlla në botë, je i dashur, human, i kujdesshëm, mbrojtës dhe përkrahës. Ti je destinuar të jesh i mrekullueshëm. Ti je mentori dhe përkrahësi im në çdo sferë të jetës. Faleminderit që gjithmonë je pranë meje dhe me jep gjithë forcën tënde. Ti nuk je vetëm vëllau im, por edhe miku im me i mire, jam me fat qe te kam. Asnje thesar nuk krahasohet me dashurinë tënde. Je një vëlla brilant, i respektueshëm, i mrekullueshëm dhe i ndershëm.

Ti ke qenë heroi im që nga fillimi, dhe e vërteta është se gjithmonë kam dashur të jem si ti. Megjithëse ka pasur disa momente mes nesh, ku do të ishte e vështirë të thuhet se të pëlqyen, vëlla, duhet ta dish se unë gjithmonë të kam dashur dhe të respektoj për atë që ishit, jeni dhe do të jeni. Kur mendoj për ty, buzëqesh nga lumturia. Ti me frymëzon të bëhem një person më i mirë. Je njeriu më i rëndësishëm në jetën time. Ti gjithmonë me bërë të ndjehem e veçantë, sikur kisha diçka për të ju mësuar. Je një njeri i madh dhe bujar vëlla, edhe pse sot është dita jote, ti në çdo mënyre përpiqesh për t’u dhënë të tjerëve. Ti qëndron shpirtërisht dhe materialisht pas çdo njeriu që ka nevoje për ty. Tani jam mjaftueshëm e pjekur, te të vlerësoj për atë se çfarë je. Të jesh një vëlla i madh, është përgjegjësi e madhe, barra të cilën ti bartë dhe vazhdon ta bartësh akoma, t’u shpërblye i dashur vëlla, ti je me i preferuari i familjes.

Vëllau motrën nuk e le të endet në errësirë, kur ti je pranë nesh asnjë fortesë nuk është më e fortë se lidhja jonë. Unë jetoj në hijen tënde, dhe me shkëlqimin tënd. Ndoshta një ditë edhe dielli do të humb energji e tij, por dashuria ime për ty do të zgjasë gjithë jetën.

Urime ditëlindjen Vëlla, U bekoftë çdo ditë e jetës tënde me rrezet e shpresës, gëzimit, dashurisë dhe dritës së diellit. Paq shëndet dhe lumturi pafund. Gëzofsh e kremtofsh shumë ditëlindje e festa se bashku me ne.

Zoti të shpërbleftë më të mira të pakufishme”, shkruan Anduena.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...