Sandra Bullock donte të bëhej nënë në moshë të re

Mediale Vip

Sandra Bullock donte të bëhej nënë në moshë të re

Më: 19 dhjetor 2018 Në ora: 12:02
Sandra Bullock

Në trillerin e saj të fundit, Bird Box, Sandra Bullock luan rolin e një nënë me dy fëmijë – një rol që e pasqyron edhe ‘rolin’ në jetën reale të aktores – pasi ajo është një nënë e djalit 8 vjeçar dhe vajzës 6 vjeçare.

Edhe pse ajo gjatë gjithë kohës në film është duke vrapuar për ta mbrojtur veten nga një e keqe e padukshme, Bullock thotë se atmosfera gjatë xhirimeve ishtë shumë më e këndshme.

Madje ajo ka treguar se në xhirime ka marrë edhe dy fëmijët e saj, Louis dhe Laila, të cilët kanë pasë mundësi të argëtohen dhe të shoqërohen me aktorët e rinj të këtij filmi.

Aktorja 54 vjeçare duke folur në premierën e këtij filmi në Neë York ka thënë se ndihet me fat që punon në një industry që i jep mundësi t’i ketë fëmijët e saj afër, kur është duke punuar.

“Sa njerëz do të donin të kishin mundësi t’i merrnin fëmijët e tyre në punë. Ndihem se në ccdo xhirime e gjej një ndjesi familjare dhe një ambient të sigurt për t’i sjellë anëtarët e familjes”.

Të ndjehet e sigurt nuk është një luks që karakteri që Bullock luan në Bird Box e ka. Filmi rrëfen ngjarjen e një historie post-apokalipitike ku bota sulmohet nga krijesa që mund të të vrasin nëse vetëm i sheh.

Një tjetër frikë e karakterit të Bullock është edhe vendimi dhe pasojat që sjell fakti i të qenit nënë.

Por, në jetën reale, nuk ndodh e njëjta për Bullock – ajo asnjëherë nuk ka pasë frikë nga të qenit nënë.

“Mund të isha shtatzënë qysh kur i kisha 17 vjet. Doja të bëheshë nënë në moshë shumë të re. E ndjeja dëshirën që të jem nënë”.

Por ka një arsye pse kjo nuk ka ndodhur.

“Nëna ime e dinte këtë gjë prandaj më ka mbajtur nën vëhzgim gjatë tërë kohës”, ka shpjeguar ajo.

Bullock u bë nënë për herë të parë në vitin 2010 kur e kishte adoptuar djalin Louis derisa u bë sërish nënë në vitin 2015 e vajzës Laila, sërish përmes adoptimit.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat