MAPL ia ndalon Bahtirit iniciativën për bashkim të Mitrovicës

Mitrovica

MAPL ia ndalon Bahtirit iniciativën për bashkim të Mitrovicës

Më: 20 dhjetor 2018 Në ora: 12:17
Agim Bahtiri

Komuna e Mitrovicës ka njoftuar se konkluzioni i miratuar për inicimin e procedurës për ndryshim të ligjit për kufijtë administrativ të komunave, me qëllim të bashkimit të Mitrovicës, nuk është lejuar nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, që të delegohet te institucionet qendrore duke e konsideruar si jo legjitim.

Kurse, kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, i bën thirrje të gjithë qytetarëve të Mitrovicës, personaliteteve të shquara dhe mediave të marrin pjesë në një tryezë të përbashkët me datën 21 të këtij muaji, në ora 10:00 në Qendrën e Kulturës “Rexhep Mitrovica”, me ç’rast do të iniciohen procedurat e peticionit për bashkimin e qytetit të Mitrovicës.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat