Agim Bahtiri i vendosur për bashkimin e Mitrovicës

Mitrovica

Agim Bahtiri i vendosur për bashkimin e Mitrovicës

Nga: A.M. Më: 21 dhjetor 2018 Në ora: 20:00
Agim Bahtiri

Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri ka treguar se të hënën nis nënshkrimi i peticionit për bashkimin e Mitrovicës.

Ai përmes një postimi në Facebook ka treguar se çfarë është diskutuar në tryezën e përbashkët me qytetarë, ku ka procedurat e peticionit për bashkimin e qytetit të Mitrovicës.

Postimi i plotë:

- Të hënën nis nënshkrimi i peticionit për bashkimin e Mitrovicës

Sot mbajtëm tryezën e përbashkët me qytetarë, me ç’rast janë iniciuar procedurat e peticionit për bashkimin e qytetit të Mitrovicës. Me këtë rast debatuam së bashku për një iniciativë të cilën e kemi miratuar edhe në Kuvendin Komunal, konkluzionin me qëllim bashkimin e Mitrovicës.

Ishte dakordim i përbashkët i bashkëpunëtorëve dhe qytetarëve, që nga e hëna të fillon nënshkrimi i peticionit që do t'i drejtohet Kuvendit të Kosovës për bashkimin e qytetit të Mitrovicës.

Faleminderit të gjithë qytetarëve për përkrahjen e dhënë. Të bashkuar do t'ia dalim ta bashkojmë qytetin!

Image
commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat