Bahtiri bën thirrje që nesër të nënshkruhet sa më shumë peticioni për bashkimin e Mitrovicës

Mitrovica

Bahtiri bën thirrje që nesër të nënshkruhet sa më shumë peticioni për bashkimin e Mitrovicës

Më: 23 dhjetor 2018 Në ora: 20:15
Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri

Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, përmes profilit të tij Facebook edhe njëherë iu ka drejtuar qytetarëve duke iu bë thirrje që sa më shumë të përkrahin iniciativën e tij, për bashkimin e Mitrovicës, e kjo gjë sipas tij do të arrihet përmes nënshkrimit të peticionit.

Në vazhdim ju sjellim postimin e plotë:

“Nga nesër në Mitrovicë do të nis nënshkrimi i PETICIONIT për inicimin e procedurës për Ndryshim – Plotësimin e Ligjit Nr. 03/L-041 për Kufijtë Administrativ të Komunave, me qëllim të bashkimit të komunës së Mitrovicës Veriore me komunën e Mitrovicës Jugore.

Qytetarët do të kenë mundësi të nënshkruajnë në disa pika të organizuara nga vullnetarët nëpër pjesët e ndryshme të qytetit.

Shpërndajeni që të informohen të gjithë”.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat