Kuvendi i Mitrovicës miraton nismën për bashkimin e qytetit

Mitrovica

Kuvendi i Mitrovicës miraton nismën për bashkimin e qytetit

Më: 24 dhjetor 2018 Në ora: 10:09

(E plotësuar) - Me vendim unanim të 31 këshilltarëve të Kuvendit Komunal të Mitrovicës, sa ishin gjithsej prezentë në seancën e sotme urgjente, u miratua konkluzioni i datës 30 nëntor për inicim të procedurës për bashkimin e qytetit të Mitrovicës.

Gjatë kësaj seance u tha se përgjigjja nga MAPL ka qenë jo e drejtë, ndërsa të gjithë këshilltarët e mbështetën peticionin për bashkimin e qytetit që do të nënshkruhet nga qytetarët deri të dielën.

Kryetari i LDK-së në Mitrovicë, Safet Kamberi, u shpreh skeptik se kjo nismë rreth peticionit do të mbështetet nga institucionet qendrore,

Kamberi: Edhe peticioni nuk do të merret parasysh

“Unë jam më se i bindur se edhe sikur nisma jonë e parë e Kuvendit të Komunës, edhe peticioni nuk do të kenë perspektivë dhe nuk do të ketë mundësi që këtë qasje ta marrin seriozisht institucionet qendrore për të vazhduar më tutje, përkundër insistimit tonë si qytetarë të Mitrovicës në këtë drejtim”, ka thënë Kamberi.

Donijet Bislimi, shef i Grupit të PDK-së, tha se iniciativa e ndërmarr nga kryetari dhe e shtyrë nga qytetarët e Mitrovicës, duhet të vazhdojë deri në realizimin e saj.

Sipas tij, duhet pasur kujdes që kjo iniciativë të mos bëhet për popullizëm dhe të merret parasysh situate aktuale e banorëve shqiptarë në veri, sepse siç tha ai, shpesh ndodhë që vendimet e Kuvendit Komunal në jug të rezultojnë me një jetë të komplikuar për shqiptarët në veri.

Bislimi: Të kemi kujdes

“Grupi i asamblistëve të PDK-së krejt çka ka pasur me fol e ka thënë atë ditë, dhe ne mbetemi prapa asaj që iniciativa e ndërmarr nga kryetari e shtyrë nga qytetarët e Mitrovicës, duhet mos me u ndal por me vazhdu tutje deri në realizimin e saj…Mirëpo për t’u shtyrë përpara kjo iniciativë duhet të kemi kujdes në dy çështje, e para të mos iu ftojmë për popullizëm dhe e dyta të kemi parasysh gjendjen aktuale dhe reale të banorëve të cilët jetojnë në veri. Sepse ndoshta për aventurat në thonjëza që ne i marrim në jug, shpesh herë munden me rezultu me një jetë të komplikuar për vëllezërit dhe motrat tona që jetojnë në veri”, theksoi Bislimi.

Edhe Fidan Ademi nga Vetëvendosje ka bërë të ditur se është pro mbështetjes së iniciativës për peticion.

Ademi: Jemi të vendosur me kërkesën drejt Kuvendit të Kosovës

“Lëvizja Vetëvendosje konsideron se s’kemi çka e shqyrtojmë konkluzionin e fundit. Ka qenë e pritur nga ana e kësaj qeverie që mos ta vazhdoj më tutje këtë nismë, që besoj e kemi pritur gati të gjithë, por ata nuk e kanë pritur vendosmërinë tonë, se ne do të mbledhim nënshkrime, do të mbledhim edhe peticion, qoftë edhe mënyra tjera të presionit qytetar në mënyrë që kjo me u inicu në Parlament dhe pastaj t’i masim deputetët kush qysh po voton…Kështu që po e përsëris Lëvizja Vetëvendosje do ta mbështes edhe peticionin, ndërsa për rishqyrtim të konkluzionit, ne nuk e ndryshojmë asnjë presje dhe nëse ndryshon diçka, ne nuk e mbështesim”, u shpreh Ademi.

Në anën tjetër, Xhevahire Bahtiri nga AKR, ka sqaruar se ky Kuvend ka arsye akoma më shumë të insistojë në iniciativën për bashkimin e qytetit, pas deklaratave të presidentit serb në OKB, ku pati thënë se nuk e njeh planin e Ahtisarit.

Ajo shtoi se Mitrovica u nda pikërisht në bazë të planit të Ahtisarit dhe nëse këtë plan e mohon presidenti serb, kjo do të thotë  një arsye më shumë që peticioni të shtyhet deri në Kuvendin e Republikës së Kosovës, dhe aty pastaj të kaloj.

Bahtiri: Të jemi këmbëngulës rreth kësaj çështje

“Ne kemi një arsye më të madhe që të jemi këmbëngulës rreth kësaj çështje, kur e dimë se para pak ditësh presidenti i Serbisë në mbledhjen e OKB-së tha se Serbia nuk e njeh planin e Ahtisarit. Ky qytet u nda në bazë të këtij plani të Ahtisarit, nuk e di me kërkesën e kujt është bërë, por po them se kemi një arsye të madhe që këtë peticion ta shtymë deri në Kuvend dhe kjo çështje atje të kaloj”, tha ajo.

Pasi dëgjoi gati të gjitha diskutimet e pjesëmarrësve rreth kësaj çështje, kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, e ka quajtur skandaloze përgjigjen nga ana e MAPL-së, ndërsa u shpreh i bindur se kërkesa e qytetarëve të Mitrovicës do të miratohet në përpikëri.

Ai ka përmendur edhe emrat e disa liderëve të partive, me të cilët tha se është konsultuar dhe ka marr mbështetjen e tyre.

Bahtiri: MAPL ka gabuar thellësisht

“Sot kemi ardhur që t’i themi MAPL-së se ka gabuar thellësisht dhe kjo është skandaloze…Ne kemi bërë një kërkesë qeverisë së Kosovës dhe ajo kërkesë është shumë legjitime, dhe ftoj Ministrinë që ta rishqyrtoj këtë kërkesë dhe mos ta lë në gjysmë të rrugës, por të shkoj aty ku e kemi drejtuar sepse ne nuk ju kemi drejtuar Ministrisë por qeverisë së Kosovës… Unë po ju them me plot bindje, më se 1 milion për qind i sigurt, se kjo kërkesë e jona do të zbatohet pikë për pikë. Nuk është iniciativë që e ka marrë një kryetar i komunës, konsultuar mirë dhe pa marrë mbështetje të mirë. Këtë iniciativë e përkrahin shumica e partive politike në qendër të Republikës së Kosovës. Duke u nisur nga Kadri Veseli, Daut Haradinaj, nënkryetari i LDK-së Agim Veliu, Fatmir Limaj dhe të tjerët, kështu që ky është një vendim i përgjithshëm…Nuk kemi nisur diçka që të mbesim në gjysmë të rrugë s”, tha ai.

Në fund të kësaj seance u diskutuan edhe pika tjera të rendit të ditës, si Plani i punës së Kuvendit për vitin 2019, Raporti i punës për periudhën korrik-nëntor 2018 i NP "Qendra Multifunksionale",  raporti i punës së Bordit të Ndërmarrjes "Kosovatrans etj, të cilat nuk zgjuan shumë interesim nga ana e të pranishmëve, shumica e të cilëve pas pikës së parë, lëshuan sallën. 

Bahtiri: Qytetarët të vendosin me peticion për bashkimin e Mitrovicës

Qytetarët e Mitrovicës kanë filluar sot nënshkrimin e peticionit me të cilin do t’i kërkojnë Kuvendit të Kosovës ndryshimin e ligjit i cili mundëson bashkimin e qytetit.

I pari që nënshkroi këtë peticion ishte kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, i cili tha se sot fillon peticioni për bashkimin e qytetit i cili është ndarë padrejtësisht, pa i pyetur qytetarët e Mitrovicës.

Bahtiri: Të përcaktohen të gjithë qytetarëve të Mitrovicës

“Sot kemi shprehur gatishmërinë edhe ne si institucione komunale, duke apeluar te qytetarët e Mitrovicës të shprehin dëshirën e vet për arsye se çdoherë kanë ankuar të unë dhe mu kanë lutur që të bëjë diçka për bashkimin e qytetit, tani ne me kërkesë të tyre kemi bërë të pamundur që sot të përcaktohen të gjithë qytetarëve të Mitrovicës me një peticion i cili do t’i drejtohet Kuvendit të Kosovës për ndryshimin e ligjit dhe prurjen e vendimit që qyteti i Mitrovicës të ketë një statut siç ka qenë më parë dhe të drejtohet me një kryetar i cili do të zgjidhet në zgjedhje e lira pas bashkimit”, tha ai.

Bahtiri ka vazhduar në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit Komunal të Mitrovicës, ku ka kritikuar Ministrinë e Administrimit dhe Pushtetit Lokal, e cila nuk ka refuzuar kërkesën e kuvendit komunal drejtuar institucioneve qendrore.

Nis peticioni për bashkimin e Mitrovicës, Bahtiri: Nuk do të lë gurë pa lëvizur deri në bashkim

Ka nis peticioni për bashkimin e Mitrovicës. Një ndër të parët që e ka nënshkruar ka qenë kryetari Agim Bahtiri.

Derisa, në Kuvendin Komunal është duke u diskutuar kjo iniciativë që ka marrë mbështetjen nga të gjitha subjektet politike.

Agim Bahtiri tha se MAPL-ja ka gabuar dhe ka bërë një veprim skandaloz, gjithashtu sipas tij, ka marrë vendim politik.

“Kërkesa jonë është shumë legjitimë dhe e ftoj ministrinë që ta shqyrtojë edhe njëherë kërkesën. Po ju them me plot bindje, i sigurt se kërkesa jonë do të zbatohet pikë për pikë. Kryetari i Komunës nuk sjell diçka në kuvend pa marrë mbështetje. Këtë iniciativë e përkrahin të gjitha partitë në qendër. Nuk kemi nisur diçka që të mbesim në gjysmë të rrugës. Unë e kom shumë perime”, është shprehur Bahtiri.

Ai gjithashtu shtoi se “s’kom me lon guri pa rrotullu deri në zbatimin e kërkesës sonë”.

Në Kuvend tani po shqyrtohet ndalimi i iniciativës së Bahtiri nga MAPL-ja.

Image

Bahtiri: Nuk do të lë gurë pa lëvizur deri në bashkimin e Mitorvicës

Kuvendi i Komunës së Mitrovicës është duke mbajtur mbledhje të jashtëzakonshme.

Me kërkesë të kryetari të Komunës së Mitrovicës Agim Bahtiri, Kuvendi Komunal është duke mbajtur mbledhje të jashtëzakonshme.

Në këtë mbledhje është duke u diskutuar ideja për bashkimin e Mitrovicës.

Në fjalimin e tij, Bahtiri, ka thënë se kërkesa e qytetarëve të Mitrovicës për bashkimin e qytetit është legjitime pavarësisht se Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal i ka kthyer përgjigje negative.

Tutje Bahtiri në fjalimin e tij ka thënë se kërkesë për bashkimin e Mitrovicës i ka drejtuar edhe Qeverisë së Kosovës dhe i bëri thirrje që ta rishqyrtoj kërkesën e tyre.

Bahtiri ka thënë se për iniciativën e tij ka marrë mbështetje edhe nga përfaqësues politik të nivelit qendror.

“Kjo kërkesë e jona do të zbatohet pikë për pikë. Nuk është iniciativë që e ka marrë kryetari i komunës. Kryetari i Komunës nuk bjen diçka në Kuvend pa u konsultuar mirë. Këtë iniciativë e përkrahin shumica e partive në nivelin qendror, duke u nisur nga Kadri Veseli, Daut Haradinaj, Agim Veliu, Fatmir Limaj, e shumë të tjerë”, deklaroi ndër të tjera Bahtiri.

Ai insistoi se do ti shkojë në fund kërkesës së tij, duke thënë se nuk do të lë gurë pa lëvizur deri në bashkimin e Mitrovicës.

“Nuk kemi nisur diçka që do të mbesim në gjysmë të rrugës…. Nuk do të lë gurë pa lëvizur deri në zbatimin e plotë të kësaj kërkese”, ka thënë Bahtiri.

Ndryshe sot Bahtiri do të nis edhe peticionin me qytetarët për bashkimin e Mitrovicës.

***

Mbahet mbledhja urgjente e Kuvendit të Komunës së Mitrovicës, me kërkesë të kryetarit të Komunës Agim Bahtiri.

Mbledhja po mbahet në sallën e Kuvendit të Komunës së Mitrovicës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat