Bahtiri: Nuk do të lë gurë pa lëvizur deri në bashkimin e Mitorvicës

Mitrovica

Bahtiri: Nuk do të lë gurë pa lëvizur deri në bashkimin e Mitorvicës

Më: 24 dhjetor 2018 Në ora: 11:13
Agim Bahtiri

Kuvendi i Komunës së Mitrovicës është duke mbajtur mbledhje të jashtëzakonshme.

Me kërkesë të kryetari të Komunës së Mitrovicës Agim Bahtiri, Kuvendi Komunal është duke mbajtur mbledhje të jashtëzakonshme.

Në këtë mbledhje është duke u diskutuar ideja për bashkimin e Mitrovicës.

Në fjalimin e tij, Bahtiri, ka thënë se kërkesa e qytetarëve të Mitrovicës për bashkimin e qytetit është legjitime pavarësisht se Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal i ka kthyer përgjigje negative.

Tutje Bahtiri në fjalimin e tij ka thënë se kërkesë për bashkimin e Mitrovicës i ka drejtuar edhe Qeverisë së Kosovës dhe i bëri thirrje që ta rishqyrtoj kërkesën e tyre.

Bahtiri ka thënë se për iniciativën e tij ka marrë mbështetje edhe nga përfaqësues politik të nivelit qendror.

“Kjo kërkesë e jona do të zbatohet pikë për pikë. Nuk është iniciativë që e ka marrë kryetari i komunës. Kryetari i Komunës nuk bjen diçka në Kuvend pa u konsultuar mirë. Këtë iniciativë e përkrahin shumica e partive në nivelin qendror, duke u nisur nga Kadri Veseli, Daut Haradinaj, Agim Veliu, Fatmir Limaj, e shumë të tjerë”, deklaroi ndër të tjera Bahtiri.

Ai insistoi se do ti shkojë në fund kërkesës së tij, duke thënë se nuk do të lë gurë pa lëvizur deri në bashkimin e Mitrovicës.

“Nuk kemi nisur diçka që do të mbesim në gjysmë të rrugës…. Nuk do të lë gurë pa lëvizur deri në zbatimin e plotë të kësaj kërkese”, ka thënë Bahtiri. Ndryshe sot Bahtiri do të nis edhe peticionin me qytetarët për bashkimin e Mitrovicës.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat