S’ka bashkim të Mitrovicës, veriu e jugu të ndarë nga ura e Ibrit

Mitrovica

S’ka bashkim të Mitrovicës, veriu e jugu të ndarë nga ura e Ibrit

Më: 1 janar 2019 Në ora: 21:39
Mitrovicë

Megjithë premtimin e kryetarit të Jugut të Mitrovicës, Agim Bahtiri, qyteti po vazhdon të jetë i ndarë në jug dhe veri.

Ura që ndanë këtë qytet po vazhdon të vëzhgohet nga Policia e Kosovës.

Disa metra më lart, aty gjenden edhe pjesëtarë të KFOR-it.

Kjo situatë po vazhdon të mbretërojë tash e disa kohë në këtë pjesë të Kosovë, pas ngjarjeve dhe incidenteve të shënuara.

Aty madje nuk vërehet as atmosferë festive, krejt dekorimet çka mund të shihen, janë flamujt serb nëpër ballkonet e ndërtesave shumëkatëshe dhe në sheshin kryesor që mban emrin e “Car Lazarit”.

Shqiptarët, si komunitet pakicë në këtë komunë të shpallur e të mbetur pa kryetar, jetojnë në frikë të përhershme se nga çasti në çast, dikush mund t’i sulmojë.

Por, frikën atyre ua mposht lufta për mbijetesë.

Shumica prej tyre, posedojnë biznese kryesisht të shit-blerjes së mallrave.
Ata nuk flasin para kamerave, por prapa tyre thonë se frikësohen se dikush nga komuniteti shumicë, mund t’ua prish rehatinë jetësore dhe t’i sulmojë.

Shqiptarët e kësaj pjese thonë se bizneset e tyre janë të lidhura ngushtë me serbët, pasi që nuk kanë zgjidhje tjetër.

Si pakicë që janë, ata kryesisht janë të centralizuar në lagjen e Boshnjakëve, teksa shumica prej tyre janë shpërngulur nga lagjet tjera.

Shqiptarë jetojnë edhe në fshatrat tjera të veriut, në Suhodoll, Gushavc, Vinarc e Qabër.

Nga ana tjetër e urës, në jug të qytetit, situata është krejt ndryshe. Serbët aty nuk e gjejnë vetën komunitet shumicë.

Disa skeptikë, e disa optimistë për bashkimin e qytetit, banorët e jugut edhe kanë shpresa se premtimi i tyre mund të realizohet.

Shumë prej tyre, thonë se një gjë e tillë do të bëhet në një të ardhme të afërt.

Në një vijë me qytetarët, i të cilëve ai është kryetar, është edhe Agim Bahtiri.

Në intervistën e dhënë Bahtiri thotë se bashkimi i qyteti do të ndodhë.

Ai optimist shprehet edhe për hapjen e Urës mbi Lumin Ibër, proces për të cilin thotë se do të ndodhë në një të ardhme të afërt.

Me premtime e iniciativa gjysmake, qyteti i Mitrovicës vazhdon të jetë i ndarë në jug dhe veri. 

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat