Komuna e Mitrovicës përmbyll vitin 2018 pa asnjë vrasje

Mitrovica

Komuna e Mitrovicës përmbyll vitin 2018 pa asnjë vrasje

Nga: F. B. Më: 8 janar 2019 Në ora: 17:36
Fitim Zahiti

Bazuar në vlerësimet analitike të bëra në raportet periodike përgjatë vitit 2018, në zonën e përgjegjësisë së Drejtorisë Rajonale në Mitrovicë, viti 2018 shënon rënie të përgjithshme të  incidenteve dhe rasteve të tjera penale, këtë e konfirmoj Komandanti i Stacionit Policor në Jug, kapiteni Ahmet Xhosha, përgjatë prezantimit të punës i cili u mbajt të martën në Stacionin Jugor të Policisë në Mitrovicë.

Me këtë rast morën pjesë, nënkryetari i komunës Faruk Mujka, komandanti i Stacionit Policor në Jug Ahmet Xhosha, drejtoresha Rajonale, nënkolonel Afërdita Mikullovci si dhe zyrtarë të tjerë të  lartë të Policisë.

Fillimisht fjalën e mori Komandanti i Stacionit Policor në Jug, kapiteni Ahmet Xhosha i cili  falënderoj kryetarin Bahtiri nënkryetarin  Mujka dhe për bashkëpunimin e mirëfilltë që kanë pasur gjatë tërë kësaj kohe, ku theksoj më pas se duke u bazuar në rezultatet e arritura që janë inkurajuese, mund të them lirshëm që policia e Stacionit Jugor  i ka kryer me përpikëri të gjitha  detyrat e parapara me planin e punës. Po ashtu ai shtoj se rënia e numrit të rasteve në përgjithësi rezulton efikasitetin dhe bashkëveprimin ndërmjet njësive e sektorëve të ndryshëm. Ndërsa  në fushën e veprave penale gjatë vitit 2018 nuk është shënuar asnjë rast i vrasjes në zonën e Drejtorisë Rajonale në Mitrovicë. Ky rezultat reflekton angazhimet e vazhdueshme policore dhe masat e ndërmarra në parandalimin e veprave penale”, theksoj ndër të tjerash Kapiten Xhosha.

Në fjalën e tij Toger Fitim Zahiti, duke folur për detajet e raportit, citoj se numri i përgjithshëm i rasteve kriminale në vitin 2018, ka shënuar rënie për 15.8% më pak në krahasim me vitin paraprak, ai i veprave penale prej 9 %, ndërsa ai i veprave penale kundër pasurisë ka shënuar rënie për 16.2 më pak.

Po ashtu Toger Zahiti, bëri të ditur se edhe numri i përgjithshëm i aksidenteve në vitin 2018 është zvogëluar  për 31.4 % më pak në krahasim me vitin paraprak.

Vlen të theksohet në veçanti, e në fakt llogaritet si sukses shumë i mirë, se zbulueshmëria e veprave të përgjithshme kriminale në vitin 2018 është zbritur në 70.4 % për  vitin 2018  ka thënë ndër të tjerash Toger Fitim Zahiti.

Po ashtu Toger Fitim Zahiti theksoj se që nga viti 2013-2018 ka ramje të rasteve të raportuara në përgjithësi prej 52.9 %.

Në fjalën e tij nënkryetari i komunës, Faruk Mujka tha se është tejet i lumtur që po merr pjesë në një takim kaq të rëndësishëm ku të dhënat e paraqitura tregojnë qartë  për një efikasitet dhe punë jashtëzakonisht të mirë të Stacionit Jugor të Policisë në Mitrovicë.

“Është kënaqësi të gjendesh në mesin e policëve që kanë bërë punë të shkëlqyeshme në zbatimin e ligjit, krijimin e  një ambienti të sigurt për qytetarë, ruajtjen e rendit dhe të qetësisë publike. Unë mund të them lirshëm se kemi pas një bashkëpunim të shkëlqyeshëm ditor me komandantin e stacionit, kapitenin Xhosha, po ashtu ne kemi bashkëpunuar ngushtë edhe me qytetarët e Mitrovicës në mënyrë  që të parandalojmë tensionet apo incidentet e ndryshme, dhe si rezultat i këtij bashkëpunimi, pra të qytetarëve, pushtetit lokal dhe  policisë, janë shënuar këto rezultate jashtëzakonisht të mira, këtë pra e dëshmon fakti që ky vit qe lamë pas u përmbyll pa asnjë vrasje ”, tha ndër të tjerash nënkryetari Mujka.

Në anën tjetër Drejtoresha e  Policisë rajonale të Mitrovicës, Nënkolonel, Afërdita Mikullovci, theksoj se nga  të dhënat e publikuara  shihet qartë se objektivat e policisë janë arritur  në vitin 2018 dhe  kjo është me të vërtetë  për tu vlerësuar.

Vlen të theksohet se  Drejtoria Rajonale në Mitrovicë, ka  falënderuar  të gjithë qytetarët  e Mitrovicës për një bashkëpunim të ndërsjellë dhe ndërgjegjësim, gjë që ka reflektuar  që gjatë vitit 2018 të mos kemi asnjë vrasje. Një bashkëpunim i tillë  do të mbetet udhëtim i përbashkët me qytetarët edhe në të ardhmen.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat