Në Mitrovicë me 23 janar do të mbahet Akademi përkujtimore me rastin e 103 vjetorit të vdekjes së heroit kombëtar Isa Boletini

Mitrovica

Në Mitrovicë me 23 janar do të mbahet Akademi përkujtimore me rastin e 103 vjetorit të vdekjes së heroit kombëtar Isa Boletini

Më: 14 janar 2019 Në ora: 14:55
Mitrovicë

Nën udhëheqjen e kryetarit të Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri,  sot është mbajtur mbledhja e radhës e Bordit të Drejtorëve në të cilën janë diskutuar dhe shqyrtuar disa pika të rendit të ditës me rëndësi për qytetarët.

Fillimisht drejtori për Kulturë, Rini dhe Sport, Tafil Peci, njoftoi bordin që me datën 23 janar do të mbahet Akademi përkujtimore me rastin e 103 vjetorit të vdekjes së heroit kombëtar Isa Boletini, e cila do të organizohet nën patronatin e kryetarit të komunës, Agim Bahtiri, dhe ekzekutivi ishte i pajtimit që të jetë një organizim në nivel shumë të lartë duke marrë parasysh figurën madhore të heroit kombëtar Isa Boletini.  

Ndërsa drejtori i Arsimit, Iset Beka, tha se në të gjitha shkollat në Mitrovicë dhe fshatrat përreth janë bërë përgatitjet e duhura për fillimin e gjysmëvjetorit të dytë shkollor, pajisja me lëndë djegëse, dhe të gjitha kushtet e nevojshme për mbarëvajtjen e mësimit, mirëpo Këshilli Drejtues i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK-u) në një mbledhje ka vendosur që ta shpallë grevën e përgjithshme në arsim, që nga dita e sotme, dhe mësimdhënësit e komunës së Mitrovicës i janë përgjigjur kësaj greve. 

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat