Lajm shumë i mirë për mitrovicasit: OJQ “Mundësia” pas shumë përpjekjeve edhe angazhimi siguron mamografin për qytetin e Mitrovicës

Mitrovica

Lajm shumë i mirë për mitrovicasit: OJQ “Mundësia” pas shumë përpjekjeve edhe angazhimi siguron mamografin për qytetin e Mitrovicës

Nga: F.B. Më: 16 janar 2019 Në ora: 10:35
Mitrovica

Rreth 4 vite më parë, nisur nga fakti i rritjes së vazhdueshme të rasteve me tumor në gji por edhe problemeve të trajtimit dhe kontrollit në mamograf për grat edhe femrat e komunës së Mitrovicës OJQ “Mundësia” në koalicion me disa shoqata nga ky qytet patën filluar aksionin për grumbullimin e mjeteve dhe sigurimin e një mamografi edhe për Mitrovicën.

Siç dihet Mitrovica ishte dhe mbetet deri tash një nga qytetet e pakta ose të vetme të vendit tonë që në spitalin rajonal nuk ka pasur një mamograf funksional (ndonëse ai ekziston por është i pa funksionalizuar), ndërkohë tashmë janë kryer të gjitha procedurat tenderuese edhe është sjell-ur mamografi i siguruar nga “Mundësia” dhe mbështetja e gjerë komunale në Mitrovicë e Skenderaj sikurse edhe institucione e qytetarë të tjerë.

“Jam shumë e gëzuar të konfirmoj rastin se kemi kryer procedurat edhe kemi siguruar mamografin i cili do të vendoset në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare, ai do të jetë digjital dhe ka materiale të nevojshme për vënie në funksion, në të njëjtën kohë, kemi mbështetur edhe rregullimin e dhomës së veçantë ku do të vendoset mamografi” ka thënë dukshëm e kënaqur me rezultatin e këtij aksioni drejtoresha e “Mundësisë” Hasime Tahiri –Hasani.

Nuk ka qenë aspak lehtë promovimi i kësaj nisme, bisedat dhe shpjegimi i nevojës së mbështetjes për te, kur dihen vështirësitë e realizimit të një kontrolli në mamograf në Prishtinë apo qendrat tjera ku veç pritjeve femrat është dashur të paguajnë një kosto aspak të vogël nga buxheti edhe ashtu i rënduar i familjeve tona.

Ai ka shprehur mirënjohje për Komunën e Mitrovicës, komunën e Skenderajt, Këshillin e Bashkësisë Islame në Mitrovicë, sindikatën e minatorëve të Trepçës, stafin e “Mundësisë”  si dhuruesit më të mëdhenj sikurse edhe të gjithë dhuruesit e tjerë që kanë kontribuar edhe mbështetur sigurimin e mamografit, që do të bëhen publike në ditën kur do të përurohet funksionalizimi i mamografit.

Sipas drejtoreshës Tahiri-Hasani në aksionin e "Mundësisë" janë tubuar 41 mijë e 700 euro sa ka kushtue mamografi i siguruar tashmë, ndërkohë Drejtoria e Shëndetësisë së Komunës së Mitrovicës përkatësisht drejtoresha Erseka Hasanaj Berani ka shtuar rreth 20 mijë euro për digjitalizuesin duke kompletuar aparaturën e nevojshme.

Sigurimi i mamografit është një arritje shumë e madhe e shoqërisë civile edhe qytetarëve mitrovicas pasi ai do ul koston e një kontrolle sikurse edhe ekzaminimin e hershëm të kancerit të gjirit si një nga parakushtet e shërimit me kohë të kësaj sëmundje që dita ditës jo vetëm në rajonin e Mitrovicës por në të gjithë vendin vazhdon të shënoj rritje.

Ende nuk është përcaktuar data kur do të bëhet përurimi dhe funksionalizimi i mamografit por sigurimi i mjeteve për te është një dëshmi se shoqëria civile së bashku me institucionet edhe mbështetjen e qytetarëve mund të realizoj aksione të rëndësishme për mirëqenien e qytetarëve të vetë.

Drejtuesit e "Mundësisë" kanë shprehur edhe konsideratën dhe falënderimin edhe për portalin rajonal mitrovicatoppress si sponzor dhe pasqyrues i punës dhe angazhimit në aksionin për sigurimin e mamografit për Mitrovicën.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat