Aliu takon Bahtirin, diskutojnë për bashkimin e qytetit të minatorëve

Mitrovica

Aliu takon Bahtirin, diskutojnë për bashkimin e qytetit të minatorëve

Nga: Z.B. Më: 18 janar 2019 Në ora: 15:52
Nasuf Aliu dhe gim Bahtiri

Nasuf Aliu, kryesues në Kuvendin Komunal të Vushtrrisë, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka shkruar, se është takuar me kryetarin e Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, përcjell Bota Sot.

Në këtë takim përveç të tjerash me theks të veçantë u bisedua rreth iniciativës për bashkimin e qytetit të minatorëve.

Postimi i plotë:

Me Kryetarin e Komunës së Mitrovicës, zt. Agim Bahtiri, zhvilluam një takim rreth zhvillimeve aktuale në këtë komunë, me theks biseduam rreth iniciativës së tij patriotike dhe ligjore për bashkimin e qytetit të minatorëve.

Ne jemi të bindur se këto veprime dhe angazhimet tjera që kryetari Bahtiri bënë, do të finalizohen si është më së miri.

Me këtë rast u njoftuam edhe rreth zhvillimeve tjera që po ndodhin dhe janë të planifikuara për vitin 2019.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat