Bahtiri do të kërkojë vullnetarë nëse greva në arsim nuk ndërpritet të hënën

Mitrovica

Bahtiri do të kërkojë vullnetarë nëse greva në arsim nuk ndërpritet të hënën

Më: 19 janar 2019 Në ora: 13:10
Agim Bahtiri

Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri u ka bërë thirrje mësimdhënësve që ta rishikojnë kërkesën për rritje të pagave, dhe të fillojnë punën nga e hëna.

Në të kundërtën, Bahtiri ka paralajmëruar se do të kërkojë staf vullnetar që të mbajnë mësimin në shkolla.

“I ftoj mësimdhënësit që ta rishikojnë formën e kërkesës së tyre për rritje të pagave, në mënyrë që t'i japin fund grevës dhe t'ia fillojnë punës që nga e hëna. Nëse greva nuk ndërprehet dhe nxënësit vazhdojnë të humbasin orët mësimore, Komuna e Mitrovicës do të kërkoj staf mësimor vullnetar për ta mbajtur mësimin në shkolla. Të gjithë jemi dëshmitar se edhe gjatë kohës së okupimit dhe masave të dhunshme nga pushtuesi serb shkollat kanë punuar, prandaj mësimi duhet të vazhdoj”.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat