Meraklit e troftës, Komunarët e Mitrovicës hanë rreth 200 peshq

Mitrovica

Meraklit e troftës, Komunarët e Mitrovicës hanë rreth 200 peshq

Më: 22 janar 2019 Në ora: 21:43
Agim Bahtiri

Zyrtarët e Komunës së Mitrovicës po dalin se janë të pasionuar pas peshkut, e veçanërisht të troftës.

Në faturat e drekave dhe darkave zyrtare, Kallxo ka analizuar faturat e shpenzimeve ku kemi numëruar peshqit që zyrtarët e kësaj komune i ka ngrënë.

Janë 194 peshqi, shumica prej tyre e llojit të troftës, e në disa raste të emëruar vetëm si peshqi që janë ngrënë nga komunarët e Mitrovicës.

Mund të ketë edhe më shumë të tillë të ngrënë, mirëpo në disa prej faturave të cilat Kallxo i ka marrë nga Komuna e Mitrovicës përmes kërkesës për qasje në dokumente publike, nuk shihen për shkak të skenimit të dobët.

Ndërsa në disa fatura tjera nuk është i vendosur kuponi fiskal, por vetëm fatura e rregulltë në të cilën i vetmi detaj që jepet është emërtimi me togfjalëshin “Ushqim + pijë”.

Trofta në vendin ku hanë këta zyrtarë kushton 4 euro, përveç një rasti të veçantë ku e ka gjetur Kallxo, që 1 peshk ka kushtuar 5 euro.

Nëse i mbledhim shpenzimet e buxhetit të komunës vetëm për peshqi, del se xhepi i komunës është zvogëluar për 764 euro vetëm për troftë.

Faturat janë të 6 mujorit të fundit të 2017 dhe 6 mujorit të parë të 2018.

Kallxo ka filluar publikimin e dosjes “Sa Han Kryetari” ku do të publikohet shpenzimet e drekave dhe darkave nga kryetarët dhe zyrtarët e tjerë të komunave të Kosovës.

Drekat ku komunarët e Mitrovicës kanë porositur troftë.

22 dhjetor 2017 Troftë e hapur 2×4 = 8 euro

27 nëntor 2017 Peshk 10×4= 40 euro

26 korrik 2018 Trofte e hapur 7×4= 28 euro

7 dhejtor 2017 Troftë 10×4= 40 euro

7 qershor 2017 Peshk 12×4= 48 euro

5 dhejtor 2017 Trofte 4×4= 16 euro

22 dhjetor 2017 Trofte 1×4 = 4 euro

18 prill 2018 Troftë 5×4= 20 euro

12 korrik 2018 Troftë 4×4= 16 euro

6 korrik 2018 Troftë 2×4= 8 euro

20 maj 2018 Troftë 7×4= 28 euro

21 qershor Troftë 1×4= 4 euro

27 shkurt Troftë 9×4= 36 euro

11 dhjetor 2017 Troftë 4×4= 16 euro

19 janar 2018 Trotë 3×4=12 euro

20 janar 2018 Troftë 1×4= 4 euro

8 nëntor 2017 Peshk 4×4= 16 euro

7 mars 2018 Peshk 3×5= 15 euro

18 maj 2018 Troftë 9×4= 36 euro

24 shkurt 2018 Trotë 13×4= 52 euro

29 nëntor 2017 Troftë 4×4= 16 euro

11 qershor 2018 Troftë 4×4= 16 euro

29 nëntor 2017 Trotë 5×4= 20 euro

19 dhjetor 2017 Trotë 3×4= 12 euro

30 mars 2018 Peshk 12×4= 48 euro

17 nëntor 2017 Troftë 4×4= 16 euro

13 qershor 2018 Troftë 5×4= 20 euro

14 mars 2018 Trofta 5×4= 20

16 shkurt 2018 Trofta 7×4= 28

26 dhjetor 2017 Trofta 2×4= 8

7 maj 2018 Trofta 4×4= 16

8 mars 2018 Trofta 10×4= 40

14 dhjetor 2017 Trofta 7×4= 28

7 qershor 2018 Trofta 5×4 20

2 korrik 2018 Peshk 3×4= 12

21 prill 2018 Peshk 3×4= 12.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat