Agim Bahtiri iu dërgon mesazh serbëve

Mitrovica

Agim Bahtiri iu dërgon mesazh serbëve

Nga: D.RR Më: 29 janar 2019 Në ora: 10:35
Agim Bahtiri

Agim Bahtiri i është kundërpërgjigjur Goran Simiqit, i cili tha se bashkimi i Mitrovicës nuk është i mundur.

Bahtiri përmes një postimi në Facebook ka shkruar se ua bëjë të ditur se bashkimi i Mitrovicës do të ndodh shumë shpejt, sepse nuk ka rrugë tjetër të qeverisjes së qytetit, përveç asaj nga një komunë e përbashkët dhe unike, përcjellë “Bota sot”.

Ai thotë se udhëheqësit e serbëve të veriut, marrin direktiva nga Beogradi.

Postimi i plotë:

Udhëheqësit e serbëve të veriut që marrin direktiva prej Beogradi paskan thënë që iniciativa ime për bashkimin e Mitrovicës nuk do të realizohet. Ua bëjë të ditur se bashkimi i Mitrovicës do të ndodh shumë shpejt, sepse nuk ka rrugë tjetër të qeverisjes së qytetit, përveç asaj nga një komunë e përbashkët dhe unike.

Serbëve ua kemi dhënë mundësinë ta qeverisin pjesën veriore të qytetit të Mitrovicës përmes procesit të decentralizimit, por këtë mundësi e kanë keqpërdorur duke mos bërë asnjë veprim në të mirë të qytetarëve. Pra, shteti i Kosovës ua ka dhënë mundësinë që të qeverisin drejt, me qëllime zhvillimore dhe pa diskriminim, por ata e kanë bërë të kundërtën, prandaj ka marrë fund koha kur ne mund t'ua lëmë në duar bandave kriminale fatin e qytetarëve tonë.

Në gjithë Kosovën jemi kujdesur që serbët dhe minoritetet tjera të kenë trajtim të posaçëm, duke i favorizuar në të drejta dhe mundësi për të qenë pjesë e punës institucionale të shtetit të Kosovës.

Mirëpo, kryetari i komunës të Mitrovicës së veriut po vazhdon për gjithë këto vite t'i diskriminoj shqiptarët që jetojnë në këtë pjesë të qytetit, duke mos i lënë t'i ndërtojnë shtëpitë e tyre dhe duke ua mohuar mundësinë e kthimin në banesat e tyre 15 mijë shqiptarëve që janë zhvendosur nga pjesa veriore dhe jetojnë refugjat në pjesën tjetër të qytetit.

Tash ka ardhur koha e bashkimit të qytetit të Mitrovicës, i cili do të qeveriset nga një kryetar i vetëm dhe nuk do ta diskriminoj asnjë qytetarë, pavarësisht nacionalitetit. Pra, serbët që jetojnë në pjesën veriore të qytetit nuk kanë nevojë t'i frikësohen bashkimit të qytetit, sepse ata do të jenë përfituesit më të mëdhenj, sepse do të çlirohen nga bandat kriminale që po e mbajnë peng fatin e tyre për 20 vite.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat