Ish-krye negociatori Borko Stevanoviq solidarizohet me shëtitësit në Mitrovicë

Mitrovica

Ish-krye negociatori Borko Stevanoviq solidarizohet me shëtitësit në Mitrovicë

Nga: F.B Më: 30 janar 2019 Në ora: 10:40
Borko Stefanoviq

Pas njoftimit për shtirjen e protestave “ një në pesë milionë” edhe në qytetin e Mitrovicës, kanë nisur komentet e shumta pro edhe kundër tyre, ndërkohë që ka njoftime se kërcënime kanë pranuar edhe organizatorët shkruan “Danas”, përcjellë nga “Kossev”, transmeton “Bota Sot”.

Një ndër ata që ka shprehur mbështetje edhe solidarizim me këtë organizim është edhe ish krye negociatori në dialogun Prishtinë – Beograd Borko Stefanoviq.

"Protesta në Mitrovicës është shprehje e guximit të madhe të atyre njerëzve andaj meritojnë çdo mbështetje. Të bësh proteste “1 në 5 milionë” atje është tregues se populli ynë një dhe se ka shpresa dhe kërkesat e njëjta, se ka solidaritet dhe nevoja që edhe në Kosovë njerëzit të shprehin atë që i mundon dhe pengon. Të jesh në Kosovë kundër krimit, korrupsionit, gënjeshtrës dhe dhunës do të thotë të përballesh me presion, sulme dhe presione andaj ata njerëz, cili qoftë numri i tyre meritojnë mbështetje edhe solidarizim", ka thënë për “ Danas” një nga liderët e Lidhjes për Serbi Borko Stefanoviq, rrahja e të cilit në Krushevc ishte shkak i nisjes së protestës së parë të qytetarëve.

Sipas tij liderëve që organizojnë protestën që nuk janë nga Kosova nuk iu është dërguar ftesë për pjesëmarrje, kështu që nuk do të jenë pjesëmarrës.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat