Në protestën kundër Vuçiqit në Mitrovicë protestuan rreth 100 persona

Mitrovica

Në protestën kundër Vuçiqit në Mitrovicë protestuan rreth 100 persona

Nga: F.B Më: 2 shkurt 2019 Në ora: 20:26
Pamje nga protesta

Rreth 100 persona nga veriu i Mitrovicës, por edhe jugu i Kosovës dhe shumë ekipe mediale janë tubuar sot në sheshin “Knez Lazar” si pjesë e protestës “1 në 5 milionë”, njofton “Kossev”, transmeton “Bota Sot”.

Ata kanë shëtitur në rrugët e qytetit duke bartur pankartën “1 në 5 milionë” në të njëjtën kohë sikur në Beograd dhe disa qytete tjera të Serbisë pikërisht në ora 18.00.

Ndër të tubuarit ishin edhe djali më i madh i Oliver Ivanoviqit – Nikola, pastaj bashkëshortja Marina Ivanoviq, Rada Trajkoviç ish-deputete sikur edhe kolegët e saj Dragisha Gjokoviq, Nenad Radosavljević dhe aktivistë tjerë përfshirë tre të tillë nga Fronti Lokal për Kralevë.

Protesta është mbajtur përkundër presionit nga zyrtarët e institucioneve serbe, ndërsa është siguruar nga dhjetëra policë.

Protesta ka përfunduar me ndezjen e qirinjve në vendin ku një vit më parë është vrarë Oliver Ivanoviq, vrasësit dhe urdhërdhënësit e të cilit krim ende nuk janë zbuluar as proceduar para drejtësisë.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat