AAK del nga koalicioni me AKR-në në Mitrovicë

Mitrovica

AAK del nga koalicioni me AKR-në në Mitrovicë

Më: 4 shkurt 2019 Në ora: 13:17
AAK-AKR

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) sot ka vendosur të ndërpresë koalicionin me Aleancën Kosova e Re (AKR) në komunën e Mitrovicës.

Në një komunikatë për media thuhet, se pas tentimeve të shumta për të harmonizuar qëndrimet dhe programin e AAK-së në këtë Komunë, është vlerësuar se AKR ka mungesë të theksuar të vullnetit për bashkëpunim. 

“Zhvillimet e javëve të fundit në Mitrovicë kanë qenë vendimtare në marrjen e këtij vendimi. AAK mbetet e përkushtuar për qeverisje të mirë si në nivel qendror po ashtu edhe në atë lokal”, përfundon komunikata. 

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat