Serbët e veriut nuk e paguajnë borxhin prej 13 milionë eurove, mbesin pa ujë

Mitrovica

Serbët e veriut nuk e paguajnë borxhin prej 13 milionë eurove, mbesin pa ujë

Më: 14 shkurt 2019 Në ora: 00:53
Ilustrim

Mitrovica e Veriut, Leposaviqit, Zubin Potokut dhe Zveçani tash e një javë nuk kanë ujë.

Kjo për shkak se serbët e këtyre anëve nuk kanë kryer asnjë pagesë që nga viti 1999 për Kompaninë Rajonale të Ujësjellësit “Mitrovica” (KURM).

Përveç kësaj, kompania po detyrohet të paguaj edhe TVSH për shërbimet e tyre, shkruan gazeta inFokus.

E kjo po i shkakton plot probleme financiare Kompanisë Rajonale “Mitrovica”.

Kryeshefi i ujësjellësit në Mitrovicë Sami Miftari, ka treguar se kjo pjesë e Mitrovicës nuk është duke u furnizuar me ujë.

“Ne kemi ndërprerë furnizimin me ujë të pijshëm për katër komuna të pjesë veriore të Mitrovicës. Për shkak se të borxhit së tyre, prej 13 milionë euro, ne si kompani detyrohemi edhe të paguajmë TVSH për qytetarët e asaj pjese, pastaj klorin, fuqia punëtore”, ka thënë Miftari.

Ndërsa Bujar Asllani, kontabilist në këtë kompani, për Infokus ka thënë se vlera e borxhit të serbëve po dëmton rëndë kompaninë e ujësjellësit.

“Përafrisht, 1 milionë e 200 mijë euro ne detyrohemi për çdo vit të paguajmë për t’i furnizuar me ujë. Ndërsa rreth 100 mijë euro në vetëm TVSH pagujamë për ta, ku kjo pjesë është në barrë të ujësjellësit të Mitrovicës. Ky është dëm direkt i yni”, ka thënë Asllani.

Asllani tregon se për këtë po ka vonesa edhe për pagat e punëtorëve.

“Kemi ngec edhe me rroga, mirëqenia jonë ka ngec shumë shkaku i Veriut, ma shumë ka harxhime në pjesën veriore sesa në atë jugore”, tregon Asllani.

Sipas tij, komunat e Veriut kanë mbetur krejtësisht pa ujë, pasi që e tërë Mitrovica furnizohet me ujë nga fabrika e Shipolit.

Megjithatë, qytetarët e komunave veriore ende nuk kanë filluar të paguajnë asnjë centë.

Mospagesa e shërbimeve publike në këtë pjesë të Kosovës, ndodh që nga përfundimi i luftës së fundit në Kosovë, në vitin 1999, ku autoritete kompetent e kishin të pamundur qasjen në veri të Kosovës.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat