Provokohen rëndë shqiptarët, pamflete me gishtin e mesëm kundër pavarësisë

Mitrovica

Provokohen rëndë shqiptarët, pamflete me gishtin e mesëm kundër pavarësisë

Më: 17 shkurt 2019 Në ora: 15:50
Provokohen rëndë shqiptarët

Pamflete me fotografi të gishtit të mesëm në kundërshtim të Pavarësisë së Kosovës janë parë sot gjatë ditës në veri të Mitrovicës, duke provokuar kështu banorët shqiptarë të asaj pjese dhe më gjerë.

Më saktë, në këto pamflete vërehen gishtat e mesëm të të dy duarve si simbol i numrit 11, ndërsa shkruan “years of occupation”, që në përkthim do të thotë 11 vjet të okupimit.     

Burime të Kp kanë bërë të ditur se këto pamflete janë vendosur nga njerëz të afërt me Millan Radojçiçin, emri i të cilit ndërlidhet me shumë ngjarje në veri, duke përfshirë edhe vrasjen e politikanit Oliver Ivanoviq.

Image

Media ka provuar të kontaktojë policinë në veri në lidhje me këto pamflete, por një gjë e tillë ka qenë e pamundur. Ndryshe, ditë më parë kur një ushtar i KFOR-it ua pati ngritur gishtin e mesëm disa qytetarëve serbë në veri, mediat në Serbi ishin alarmuar duke e quajtur akt terrorist një gjë të tillë.

Image
commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat