Drejtuesit e Komunës nderuan të rënët për Lirinë dhe Pavarësinë e Kosovës

Mitrovica

Drejtuesit e Komunës nderuan të rënët për Lirinë dhe Pavarësinë e Kosovës

Nga: F.B Më: 17 shkurt 2019 Në ora: 16:45
Mitrovicë

Njëmbëdhjetë vjetori i shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, është shënuar në komunën e Mitrovicës me një varg aktivitetesh, që kishin filluar disa ditë më parë.

Në Ditën e Republikës së Kosovës, kryetari i komunës, Agim Bahtiri  dhe nënkryetari Faruk Mujka, me bashkëpunëtorë,  kanë filluar agjendën e tyre me vënien e buqetave me lule të freskëta në varrezat e dëshmorëve në Shipol.

Pas vënies së kurorës, kryetari Bahtiri me bashkëpunëtorë ka bërë nderime tek varri i secilit dëshmorë, ku familjarëve të tyre që ishin aty, ua ka urua Ditën e Pavarësisë, duke vlerësuar lartë kontributin e jashtëzakonshëm të dëshmorëve të rënë për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

Image

“Jo vetëm ju familjarë të nderuar, por të gjithë qytetarët e komunës dhe të Kosovës janë krenarë me bijtë tuaj që nuk kursyen gjakun e tyre për çlirimin nga pushtuesi dhe për të na sjell lirinë që ne sot po e gëzojmë”, tha kryetari Bahtiri.

Pastaj kryetari Bahtiri së bashku me drejtuesit e shoqatave të dala nga lufta e UÇK-së dhe me zëvendësministrin e MMPH-së, Gjergj Beka, kanë vizituar tri fshatrat që administohen nga komuna e Leposaviqit, Cerajë,Koshtovë e Vllahisë dhe Bistricë, me ç'rast kanë nderuar heronjët tanë dhe tek heroi Kadri Bistrica vendosën dy flamuj.

“Këto fshatra administrohen nga komuna e Leposaviqit por me bashkimin e qytetit të Mitrovicës të gjitha fshatrat përreth tij do të jenë pjesë e Mitrovicës dhe përvjetorin tjetër të Pavarësisë besoj se do ta festojmë në një komunë të vetme”, ka thënë ndër të tjerash kryetari Bahtiri.

Ndërsa nënkryetari Faruk Mujka me bashkëpunëtorë ka arritur në Prekaz, ku ka bërë homazhe dhe ka vendos lule të freskëta në varrezat e atyshme të dëshmorëve.

Ndërkaq, në Kompleksin e Kullave të heroit Isa Boletini, në Boletin, nënkryetari Mujka me bashkëpunëtorë, pasi vuri lule të freskëta tek varri i tij, u prit nga stërnipi i heroit, Gazmend Boletini.

 “Luftëtari i madh për bashkimin e trojeve shqiptare dhe lirinë e tyre, heroi Isa Boletini, me kontributin e tij të jashtëzakonshëm për çështjen kombëtare, na ka bërë ne Mitrovicasve, por edhe të gjithë shqiptarët, kudo që janë, të krenohen me te. Ne që jetojmë në këtë kohë, duhet të marrim mësim nga heroi Isa Boletini se si duhet të luftohet për shqiptari”, tha nënkryetari Mujka.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat