Porosia ruse në Mitrovicë: Serbët duhet të qëndrojnë gjithmonë në Kosovë

Mitrovica

Porosia ruse në Mitrovicë: Serbët duhet të qëndrojnë gjithmonë në Kosovë

Më: 22 shkurt 2019 Në ora: 00:34
Shefi i Zyrës ruse në Kosovë, Andrej Lisovoj

Shefi i Zyrës ruse në Kosovë, Andrej Lisovoj, ka deklaruar se “serbët gjithmonë duhet të qëndrojnë në Kosovë”.

Lisovoj ka thënë kështu në “Etno festivalin” e mbajtur mbrëmë Mitrovicë në të cilin kanë marrë pjesë përfaqësues të Konsullatës së Rusisë në Prishtinë, njofton portali radiokim i cili duket se ka ngatërruar Zyrën ndërlidhëse të Rusisë me Konsullatën e saj pasi që një e tillë në Kosovë nuk ekziston.

“Po shoh që në këtë pjesë serbe të Kosovës keni mundësinë ta ruani traditën dhe kulturën tuaj, materiale e jo materiale. Serbët në Kosovë kanë historinë e vet, traditën që mund ta vazhdojnë shumë breza”, citohet të ketë thënë Lisivoj.

Festivali thuhet të ketë pasur karakter humanitar.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat