Shkollat e Mitrovicës fillojnë kompensimin e orëve të humbura

Mitrovica

Shkollat e Mitrovicës fillojnë kompensimin e orëve të humbura

Më: 2 mars 2019 Në ora: 22:40
Foto ilustrim

Komuna e Mitrovicës, nga sot e shtunë, ka filluar kompensimin e ditëve të humbura të mësimit, si pasojë e grevës së SBASHK-ut.

Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi në faqen zyrtare të komunës.

Drejtori i Arsimit, Iset Beka, ka thënë se në shumicën e shkollave të komunës së Mitrovicës sot është duke u mbajt mësimi dhe tash për tash çdo gjë po shkon sipas planit të përcaktuara nga drejtorët dhe personeli në këto shkolla për kompensimin e orëve të humbura.

“Shumë shkolla të komunës sonë sot janë duke zbatuar në plotësi vendimin e MASHT-it që të kompensohen orët e humbura gjatë periudhës se grevës së arsimtarëve. Këtë e kemi parë vetë në vizitën që kemi bërë me stafin e drejtorisë në disa nga shkollat tona” ka thënë drejtori i Drejtorisë së Arsimit, Iset Beka.

Beka ka falënderuar personelin arsimor në këtë shkolla për respektimin e vendimit dhe gatishmërinë që të përmbushin plan programin e punës në procesin arsimor. Ndërsa zyrtarët komunal nga DKA kanë theksuar se vijueshmëria e nxënësve është sikurse në secilën ditë që dëshmon seriozitetin e angazhimit edhe të shkollave por edhe të prindërve dhe vetë nxënësve për të kompensuar ditët e humbura të shkollës.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat