Qendra Down Syndrom në Mitrovicë bëhet me kuzhinë

Mitrovica

Qendra Down Syndrom në Mitrovicë bëhet me kuzhinë

Më: 5 mars 2019 Në ora: 12:55
Foto

Shqipe Breznica, udhëheqëse e projektit në kuadër të organizatës Help në Kosovë, ka bërë të ditur se në bashkëpunim me Qeverinë e Luksemburgut kanë mbështetur hapjen e kësaj kuzhine me pajisje të ndryshme në vlerë prej 7 mijë euro.

Sipas saj, ideja ka qenë mbështetja dhe promovimi i mirëqenies së personave me sindromën down.

Breznica: Mbështesim personat me sindromën down

“Ne në bashkëpunim me Qeverinë e Luksemburgut, përkatësisht Ambasadën e Luksemburgut në Prishtinë, kemi ndihmuar në implementimin e këtij projekti, faktikisht në blerjen e këtyre pajisjeve që po i shihni. Ideja e këtij projekti është mbështetja dhe promovimi i mirëqenies së personave me sindromën down. Ideja është që të krijohet mundësi punësimi për këta persona më këtë kuzhinë, të gjenerojnë përveç qëndrueshmëri, dhe të ulet stigma në shoqërinë tonë …Ne prej Qeverisë së Luksemburgut kemi marrë 7 mijë euro, kështu që pajisjet kanë kushtuar 7 mijë euro“, ka thënë Breznica.

Sebahate Beqiri, drejtoreshë ekzekutive në Shoqatën Down Syndrome, ka falënderuar donatorët duke thënë se përmes punës në këtë kuzhinë do të mbështeten personat me sindromën down në zhvillimin e aftësive të tyre profesionale.

Beqiri: Do t’i mbështesim personat me sindromën down

“Kjo mbështetje ka një rol shumë të rëndësishëm, sepse përmes programit që do të zhvillohet në hapësirën e kësaj kuzhine ne do t’i mbështesim personat me sindromën down në zhvillimin e aftësive të tyre profesionale gjithashtu do të jetë edhe një mundësi e mirë që edhe prindërit të kontribuojnë përmes këtij programi”, theksoi Beqiri.

Në anën tjetër, edhe Erëza, nxënëse e kësaj qendre në Mitrovicë, u shpreh e lumtur për hapjen e kësaj kuzhine, duke thënë se veç tjerash aty do të ketë edhe pica për të ngrënë.

“Jam gëzuar shumë që është hapur kuzhina. Do të ketë pica edhe sende tjera”, tha ajo.

Ndryshe, edhe Kompania ‘Tici Mosaic’ ka përkrahur këtë qendër në vlerë prej 1 mijë euro në rregullimin e kësaj kuzhine.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat