Kur do të hapet ura që po e ndanë Mitrovicën? BE ka një përgjigje

Mitrovica

Kur do të hapet ura që po e ndanë Mitrovicën? BE ka një përgjigje

Më: 12 mars 2019 Në ora: 16:49
Foto "Bota sot"

Ishte planifikuar që ura e cila ndan qytetin e Mitrovicës në veri dhe në jug, të hapej për qarkullim gjatë vitit 2017. Një gjë e tillë nuk ka ndodhur.

Kohë më parë është vetë Federica Mogherini kishte ardhur në Mitrovicë, për të përuruar urën, por ishte kryetari i komunës veriore në atë kohë, Goran Rakiq, pati kundërshtuar.

Edhe dy vite pas, ura vazhdon të mbetet e mbyllur dhe datë për hapjen e saj nuk ka.

Të kontaktuar nga Indeksonline, Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë kanë theksuar se punimet për hapjen e kësaj ure teknikisht janë kompletuar.

“Punimet për rigjallërimin e urës kryesore dhe rrethinën e saj në Mitrovicë janë teknikisht të kompletuara”, u tha nga zyra e BE-së.

Tutje është theksuar se Bashkimit Evropian po punon me Beogradin dhe Prishtinën lidhur me këtë çështje.

Hapja e urës sipas tyre ka të bëjë pikërisht me zhvillimin e dialogut në mes dy vendeve si dhe zbatimin e marrëveshjeve që janë bërë në kuadër të këtij dialogu.

“BE po punon me Beogradin dhe Prishtinën. Të gjitha marrëveshjet e dialogut duke përfshirë atë lidhur me urën kryesore duhet të zbatohen në tërësi sa më shpejt që të jetë e mundur”, thuhet tutje në përgjigjen e BE-së.

Kohë më parë, shefja e Administratës Komunale në veri të Mitrovicës, Adriana Hoxhiq pati deklaruar se shpreson që çështja e urës mbi lumin Ibër të përfundojë deri në fund të vitit 2018, gjë e cila nuk u bë.

Kryetari i Mitrovicës Jugore, Agim Bahtiri pati dhënë disa data për mundësinë e hapjes së kësaj ure, por këto data dolën të mos jenë të sakta pasi viti 2019 e gjeti urën në të njëjtën gjendje, pa mundësi për qarkullimin e automjeteve dhe njerëzve në këtë anë.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat